Osmani flet për raportet me Kurtin: Nuk ka luftë politike, dallimet janë të tejkalueshme

6 Qershor 2024, 16:36Rajoni TEMA
Osmani flet për raportet me Kurtin: Nuk ka luftë politike, dallimet

Pas pohimeve të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti se dallimet e tij me presidenten Vjosa Osmani, të shfaqura disi më fort së fundi janë në fakt të kapërcyeshme, të njëjtën linjë qëndrimi shfaqi edhe kryetarja e shtetit të Kosovës.

“S'ka asnjë luftë politike… Kur vendoset interesi shtetëror dhe interesi qytetarë mbi të gjitha çdo dallim është i tejkalueshëm…”, tha Osmani.

Javët e fundit u raportua për një cënim të mundshëm të raporteve mes Kurtit dhe Osmanit, e cila u shpreh publikisht se Qeveria nuk ishte konsultuar me të, lidhur me hapat që vendi kishte hedhur për anëtarësim në Këshillin e Europës në muajin maj.

Pakënaqësia e saj lidhet me letrën që ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, i kishte dërguar presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Theodoros Rousopoulos, më 16 maj, për të cilën presidentja nuk kishte qenë në dijeni.

Një ditë para mbledhjes së Komitetit të Ministrave të KiE-s, autoritetet e Kosovës patën thënë se gjatë muajit maj do të dërgonin për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, një propozim për formimin e Asociacionit, mirëpo zyrtarë të lartë të Perëndimit kanë vlerësuar se diçka e tillë ka qenë e pamjaftueshme për të plotësuar kushtin. Kurti vetë megjithatë një ditë më parë insistoi se mosmarrëveshjet me presidencën janë kalimtare.

4 Komente

  1. f
    fuat

    Çdo gje mes tyre eshte fallco te dy plera jane.....te dy jane percares te shqiptarisë ne rajon.....eshte nje qeveri perçarese me Gervalla e zgardaballa me KUSARI e hajdute.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Po mos presidente po

      E dime Vjosa e dime, ju te dy njesoj jeni bij te Serbise.

      Përgjigjjuni
    2. L
      Llogaritari

      Coc po leviz nen rrogoz! Llogarite nuk dalin mire. A jane llogari te bera nga Amerika apo nga serbi, hajde dhe gjeje or vella. Ndoshta llogarite e Amerikes thone qe Albini nuk eshte akoma dardhe e pjekur qe te bjere nga pema, prandaj duhet pritur dhe ca. Ndoshta llogarite e serbit llogarisin se Albini mund te humbas nga kjo pune dhe Albini eshte terhequr dhe po e perkedhel presidenten si llogaritare te mire kur eshte puna per "interesin shteteror dhe ate qytetar". Djelli perseri po shkelqen! Lum ne!

      Përgjigjjuni
      1. P
        Perendim cfare i bane vedit

        Gabimet,jane te tejkalueshme,moj gje e trashe bastarde orientale,mbasi eshte sahani i majme kosovar,qe ja u ka shtruar Amerika,dhe ju po vazhdoni ti beni mutin asaj dhe europes duke u shtrire ne haremet e Babes turk.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje