Me urdhër të Prokurorisë Speciale, Policia e Kosovës në bashkëpunim me AKI-në kanë bastistur shtëpitë e dy të arrestuarve.
Gjatë kontrollit në vendndodhjen e dy të dyshuarve, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar dokumente të ndryshme, kompjuter, telefona, USB, DVR, kaseta, armë dhe municione, maska, maska gazi ushtarake si dhe shumë dëshmi të tjera.
NGJARJA
Dje, pas një operacion hetimor disamuajsh ka rezultuar me arrestimin e dy agjentëve të dyshuar të shërbimit sekret serb në Ferizaj.
Agjencia Kosovare e Inteligjencës dhe zyrtarët e saj, të cilët kanë qenë truri i operacionit, kanë arritur pastaj me prova ta bindin Prokurorinë dhe Policinë që të ndërmarrë masa. Por kush janë dy të arrestuarit që dyshohen se punuan për llogari të Shërbimit Sekret Serb, BIA?
Sipas burimeve, bëhet fjalë për Bedri Shabanin dhe Muharrem Qerimin.
Bedri Shabani ka punuar si doganier gjatë viteve të 90-ta, pra gjatë periudhës së Millosheviçit, kurse Muharrem Qerimi ka punuar si zyrtar i Policisë së Kosovës, deri pak pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Bashkëpunëtori i hershëm i Shërbimit Sekret Serb (BIA) që nga vitet e ’90-ta, sipas këtyre burimeve kishte si detyrë të mblidhte informata dhe të trillonte me qëllim të njollosjes së imazhit të Kosovës duke ndërtuar narracione të njëjta me Serbinë edhe në kontekstin e ndryshimit të fakteve historike.
Të ndaluarit, sipas burimit, janë përcjellë me vite nga institucionet e sigurisë. Po ashtu, ky burim bën të ditur se të ndaluarit i kanë raportuar një oficeri të Shërbimit Sekret Serb me emrin Srdjan Rosiç.
Bravo Albin! Ky eshte pikerisht momenti i pershtatshem per te shuar zjarrin e ndezur nga Ramushi kunder spiuneve te kamufluar te BIA. Thashethemeve per Kusarin dhe Radojciqin u vure kapak. E nise nga poshte per te mos vajtur lart, apo ke synime ti sulesh Ramushit qe ka vrare serbet dhe spiunet e serbeve, duke shkelur ligjet e luftes??!! Bile Ramushi ka shkelur edhe ligjin e shenjterise se prones ne Kosove se ka vjedhur te tjeret, njelloj si Trampi ne Amerike. Je i moth Albin se e ke kuptuar qe ne fillim se armiku kryesor per Kosoven eshte haduti, prandaj ishje kunder Trampit dhe UCK, qe ne fillim. Tashme tu hapen syte edhe per spiunet. Ke nje mencuri shekullore dardane qe e nderon pozicionin njelloj si kurvat. Nuk ke faj ti se ke vuajtur shume ne jete. Vecanerisht ke vuajtur ne burgun serb. Maskarenjte serbe perdornin trajtimin me "hekur te nxehte" po qe se nuk beheshe spiun i tryre. Ti jo vetem qe su bere spiun, por po lufton spiunet hapur dhe me zjarr dardan! Thashethemet e Ramushit se mbas burgut ti je takuar me padrinot per te marre udhezimet me te reja dhe te mbulonin koken me batanije per te te fshehur nga publiku, i dogje si kashten ne flaken revolucionare. E lyeve me mut jo vetem Makronin dhe Ameriken duke nxjerre te vertetat ne shesh por kohet e fundit po e lyen me mut edhe Vjosen qe i ka marre koka ere dhe po degjon thashethemet e Bajdenit. Forca perpara Albin ne gjirin e memes sone te dashur SSSSI