Masakra e Burgut të Dubravës është një masakër që ka ndodhur në veriperëndim të Kosovës më datat 19-24 maj 1999, në kohën e Luftës së Kosovës, ku janë vrarë të paktën 99 të burgosur shqiptarë të Kosovës dhe kanë mbetur të plagosur rreth 200 të tjerë.
Bedri Kokola ka mbetur i plagosur një ditë e gjysëm. Ai, ka mbijetuar i izoluar në gjendje kome për më shumë se 30 orë poshtë kufomave. Ishte plagosur në kokë, në bark dhe në këmbë.
“Ai ka mbet nën kufoma dhe të nesërmen kur ka ka ardh dikush prej të burgusuve për të verifiku kufomat e kanë parë që ka shenja jete. Kur ka ardh në pallat të sportit ishte thuajse i vdekur, pasi goja i ishte mbush me gjak që ishte mpiksur.
I kam fut gishtin në gojë dhe i kam nxjerr pjesën e gjakut dhe u mbush me frymë dhe ka fillu halucinacionet“, u shpreh i mbijetuari i masakrës së Dubravës, Bilim Zogaj për Inside Story në TCH.
Fatmirësisht Bedriu ka mundur të mbijetojë, por ka pësuar mbi kurriz tortura përtej imgjinatës. Më datë 24 maj e kanë transportuar për në burgun e Lipjanit, prej aty ka shkuar në Prishtinë dhe e kanë operuar.
E kanë kthyer në Lipjan sërish, mandej në Prozhevaç dhe më pas në Beograd, ku e kanë operuar 4 herë. 1 herë e kanë operuar për shkak të plagëve të marra në Dubravë. Tre herë të tjera për shkak të dëmtimeve të plagëve të operacionit nga dhuna në burg nga vetë mjekët që e operonin pa anestezi.
“Ata që më operojshin, si më kthenin në burg ma thejshin të gjithë operacionit dhe më duhej ta bëja prapë… ky ka qenë edhe maltretimi, kur të rreh mjeku që ta ka operu, kur të rreth gardiani, kur të operojnë pa anestezi ka qenë krim mbi krim që ekziston”, u shpreh Bedri Kokola, i mbijetuari i masakrës së Dubravës.
Cfare eshte masakra e Dubraves? Ju lutem tregojeni ngjarjen! Loni
O loni !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Po si jeteovë unë nukë kuptojë se pse po të kishinë dashtë mjeket nukë të kishin operue Fare dhe të kishinë lën të vdisje. Edhe sotë në Shqiprie po nukë pate lek për opracjonet mjeket të lën të vdeseshë munsishtë as ujë nukë të japin siç e kanë zbulue kamratë e mshefta me Tirën.
Harroni se ne ate kohe ka patur shume gazetare dhe vezhgues te huaj ne Serbi dhe Kosove. Mjafton qe te behej e ditur se nje i plagosur nuk ka marre kujdesin mjekesor dhe do ishte nje autogol ne porten e Serbise, qe edhe pa kete rast po merrte kritika te ashpra. Nga ana tjeter, operacionet qe i beheshin ketij personi do perdoreshin nga Serbia si mjet per te pretenduar se ne Serbi, cdo njeri merrte sherbim mjekesor, pa dallim. Po keshtu, nuk duhet te harrojme se edhe ndermjet serbeve ka njerez te ndershem dhe profesioniste te ndergjegjshem qe bejne punen e tyre pa u ndikuar nga politika apo opinjoni i pergjithshem qe eshte kunder shqiptareve. Ndryshimi midis kombit tone dhe atij serb eshte se tek ne edhe armiqte trajtohen me respekt, kur nuk jane me pushke ne dore. E kemi treguar kete ne shekuj dhe se fundi edhe me ushtaraket italiane gjate L2B, por edhe me serbet qe vizitojne Shqiperine. Ne te kunderten, ne Serbi mjeteve me targa shqiptare shpesh vandalizohen. Ca kohe me pare, ishte rasti i nje autobuzi me targat tona qe ju thyen te tere xhamat duke rrezikuar jeten e udhetareve te pafajshem. Njoh shume serbe, me te cilet kam punuar dhe punoj. Ata jane komplet te paditur ne lidhje me faktet hsitorike te cilat historigrafia e tyre ja ka treguar vetem pjeserisht. Ata nuk e kane idene se manastiret qe ata pretendojne se jane te tyret ne Kosove, kane qene objekte kulti kristiane te ndertuar pikerisht nga shqiptaret, shume shekuj para se serbi i pare te vendoste kemben ne Kosove. Me konvertimin masiv te shqiptareve ne myslimane te ndodhur ne fundin e viteve 1700 dhe fillim te veteve 1800, keto manastire e kisha mbeten ne perdorim vetem te serbeve. Po keshtu, Beteja e Kosoves, te 1387-tes, qe trumbetohet prej historianeve serbe si e tyre, per me te shumten e serbeve besohet, pasi atyre nuk ju eshte treguar e verteta se ne ate beteje, serbet ishin vetem nje nga kombet pjesemarres dhe se atje ishin edhe shqiptaret e te tjere kombe ballkanase.
Duhen zhdukur nga ky Planet .Kto lloj egerirash nuk mundet te jetojn pran Njeriut