Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se ka bashkëpunim të ngushtë me presidenten Vjosa Osmani, por sipas tij ndonjëherë mes tyre ka dallime dhe diskutime, por të cilat nuk janë të patejkalueshme.
“Ne kemi bashkëpunim të ngushtë. Kjo nuk do të thotë se edhe me kryeparlamentarin Konjufca dhe ministren e jashtme Gërvalla dhe presidenten Osmani nuk kemi pasur diskutime dhe ndonjëherë dallime. Por nuk besoj se ka të tilla të cilat janë të patejkalueshme”, tha Kurti gazetarët në Kosovë pas vizitës në Turqi.
Sa i përket masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian, Kurti tha se ato duhet të hiqen sa më parë.
“Kjo nuk varet prej nesh. Gjithçka që është varur prej nesh tashmë ka ndodhur. Ne asokohe jemi ndëshkuar padrejtësisht për shkak të eskalimit të situatës në veri të Kosovës. Ky eskalim pa pasur adresë të qartë të përgjegjësisë dhe fajësisë. Ndodhi deeskalimi mirëpo më pastaj ndodhi rieskalimi në shtator të vitit të kaluar, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.
Tashmë gjendja sërish ka deeskaluar, a do të rieskalojë përgjigja është në Beograd. Atje duhet të bëhet trysnia për të pasur paqe, siguri dhe stabilitet. Unë besoj se heqja e këtyre masave ndëshkuese që po vonohet ka të bëjë me dinamikat e brendshme të BE-së, sidomos për faktin se janë në fushatë zgjedhore për zgjedhjet në Parlamentin e ri Evropian”, përfundoi Kurti.
Kurt demagogo sapo mori udhezimet nga Beogradi, nepermjet Kusarit se si te reagoje ne provokimet e Vjoses. Udhezimi ishte pike per pike sic ie keshilloi Vuciqi qe Kurti te beje kujdes dhe ta uli pak "mendjemadhesine" dhe te gjeje gjuhen me Vjosen sepse punet nuk po vene si duhet. Perendimi si shume po i bie fyellit te spiuneve ne rradhet e Kurtit dhe kjo mund te shkaktoje nje termet ne rradhet e VV. Aq me teper qe po te vijne zgjedhje te parakohshme, ka shume mundesi qe Vjosa te distancohet dhe te kandidatoje ne aleance me partite e tjera dhe vecanerisht e mbeshtetur nga perendimi ne kuader te mendimit perendimor se Kurti punon per Vuciqin.Et, etj...
Kurti kerkon zgjedhje te parakohshme , ti kapi pa pergatitur opoziten, dhe ti fusi ne rrjedhen e tij te akuzave. Opozita nuk duhet te pranoje zgjedhje te parakohshme, duhet te diskreditohet deri ne fund Albini, ti dalin ato qe ka bere fshehtaz . Vjosa Osmani me deklaraten nga Amerika , i dha sinjalin Albinit qe nuk do jene bashke ne keto zgjedhje, kjo eshte deshira e Amerikes per te eliminuar Albin Kurtin nga Qeverija e ardhshme. Albini tani po numeron ditet mbrapsht ne Qeveri, si ushtaret. Nuk e di sakte, por mund ti kene ngelur edhe 200 dite.
Natyrishte qe shkoni shume mire si Kryeminister-Presidente. Jeni nje lloj e nje takem, pa parime e pa dinjitet.
Dy karagjozët e Kosovës.Nuk e di se si durojnë kosovarët të drejtohen nga këta njerëz pa anjë meritë për Kosëvën...Duan të tregojnë forcën me brekë të grisura..