Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Stamboll, vizitoi fabrikën e prodhimit të dronëve ushtarakë, Baykar, ku u prit nga Drejtori Ekzekutiv, Haluk Bayraktar dhe Drejtori i Teknologjisë, Selçuk Bayraktar.
Baykar është kompani pionere turke në industrinë e mbrojtjes dhe aviacionit. Ajo është kompania e parë turke që ka prodhuar fluturake ushtarake pa pilot apo dronë dhe është veçanërisht e njohur ndërkombëtarisht për prodhimin e dronëve Bayraktar TB-2. Kjo kompani ka gjithsej 4500 të punësuar, gjysma e të cilëve janë inxhinierë dhe mosha mesatare e të punësuarve është 29 vjet.
Kryeministri shprehu mirënjohjen e tij ndaj drejtuesve të kompanisë Baykar për mënyrën se si është trajtuar me prioritet të lartë çdo blerje e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës. Aty, ai u njoftua për teknologjitë e reja që kjo kompani po zhvillon dhe pa nga afër prototipin e fluturakës luftarake pa pilot, Kizilelma.
Në korrik 2023, kryeministri Kurti bashkë me atëherë ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe Komandantin e FSK-së gjenerallejtnant Bashkim Jashari, kishin prezantuar dronët Bayraktar TB-2 si pjesë e arsenalit të ushtrisë sonë.
Ndërkaq, në nëntor të po të njëjtit vit, ministri i tanishëm i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, kishte dekoruar Drejtorin Ekzekutiv, Haluk Bayraktar me medaljen “Shërbim të Shquar”, që njëherësh është edhe çmimi më i lartë ushtarak në vendin tonë, për vullnetin, gatishmërinë dhe bashkëpunimin me Qeverinë e Republikës së Kosovës.
Spasja pune tjeter ky Kurti, vecse te tremb Serbine me raketa javelins dhe drone Bajraktar?! Per hajer te qofte lufta pra ty dhe klanit tend te VV.
Albin Kurti duhet te marre patjeter pushtetin dhe ne Shqiperi. Ti heqi qafe mafjozat qe qeverisin kete vend.
A pse a, n'Kosovë a i ka heq aaa?? Ka heq mafiozat dhe po j'u sjell Serbinë. Diliri i madhështisë i VV. Politikan leshi. Oj Kosovë mbajeni fort se mos ju ik !! Po në AL se rrun kush k.... për VV dhe Gj-Alpin !!
Po pergatitet kurti per lufte boterore!!! Vertete nuk eshte e kendshme, por vende te vogla si kosova, apo edhe shqiperia nuk kane kellqe per lufte. Kurti duhet ta dije se po e la USA, kosova per dy ore nuk ekziston me. Pra nqs mendon vertete per kosoven kurti duhet te afrohet sa me shume me USA dhe te mos beje vickla. Cdo mos pajtim me usa eshte ndihme per serbine, dhe nqs nuk eshte ne sherbim te saj, te shterngoje radhet me usa.