Policia kufitare serbe në Merdare bën me dije sa ka arrestuar një shtetas shqiptar të Kosovës, i dyshuar për krime lufte.
Sipas ministrit të Brendshëm, Ivica Daçiç, shtetasi Tefik Osmani u ndalua pasditen e 1 qershorit pasi dyshohet se ka kryer krime kundër serbëve në Kosovë.
“Mustafa, si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në deklaratat e dëshmitarëve përmendet si pjesëmarrës në rrëmbimin e policëve Goran Marinkoviq, Zhivojin Paviç dhe Predrag Millosheviç, më 19 qershor 1999 në rrugën Prishtinë–Gjilan, të cilëve u humbën të gjitha gjurmët. Personi do të dorëzohet në Prokurorinë për Krime Lufte”, shkroi Daçiç.
Në tre vjetët e fundit, në Serbi janë arrestuar disa shtetas të Kosovës me dyshimet e pretenduara se kanë kryer krime gjatë luftës në Kosovë 1998-99.
Mirë ja kanë bërë. Nuk arri të kuptoj përse duhet të udhëtojë shqiptari i Kosovës nëpër territorin serb? Nuk ju del dot vlaga për vitet e lumtura nën Jugosllavi, apo thjesht për arsye zakoni? Kur e ha një herë të dhëmb, më pas fillon e të pëlqen. Bojkotoni atë mut shteti që ju ka vrarë e ju ka prerë. As mos kaloni nëpër Serbi e as mos blini një pikë uji. Kur do bëheni një herë njerëz e të shikoni një milimetër pas interesit të ngushtë?
Komenti juaj “Ganiu” eshte plotesosht korrekt. Bojkotoni ate mut shteti!
Po Gani, ne jemi leshko. Me armikun - armiqësisht. Ata dinë të na zgërdhihen, kur marrin eurot tona.
Ish ushtar i UCK arrestohet nga policia Serbe ne territorin e Serbise,cudi,jane dy ghera ose eshte hajvan idiot ose ka genjyer per pjesmarrje ne lufte.
Vëllezër të nderuar të redaksisë Ju a zë për të madhe që titulliqë përdorni, gjuhësisht dhe juridikisht, kuptohet si një akt i ushtruar. Së paku, togfjalëshin, - "krime lufte" ta shkruanit me nocionin "të supozuara", ose të sajuara. Po të përdorim kriteret e tyre, ahere ne duhet të paraburgosim edhe të vdekurit e tyre dhe t´iu vinim grilla varrezave të tyre - fëlliqësira e qelbësira historike.