E rëndë në Greqi, djali djeg babain e moshuar në oborrin e shtëpisë, ja çfarë ka dëshmuar në polici

1 Qershor 2024, 11:00Rajoni TEMA
E rëndë në Greqi, djali djeg babain e moshuar në oborrin e

Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Ano Liosisë, ku është gjetur i djegur trupi i një të moshuari, të premten që lamë pas (21 maj 2024).


I moshuari është gjetur i djegur në oborrin e shtëpisë së tij dhe dyshohet se autor i kësaj ngjarje është i biri.

Sipas mediave greke, i moshuari kishte ndërruar jetë rreth 20 ditë me parë, ndërsa djali i tij ka rrëfyer se arsyeja pse dogji të atin ishte se nuk kishte para për funeralin.

Viktima dhe djali 59-vjeçar jetonin në një shtëpi.

Kanë qenë fqinjët ata që kanë vënë në lëvizje autoritetet, të shqetësuar nga era e kufomës. Ata po ashtu kanë dëshmuar se kanë parë 59-vjeçarin teksa digjte diçka në oborrin e shtëpisë.

I moshuari është gjetur i djegur, i mbuluar nga batanije dhe mbi një dyshek.

59-vjeçari punonte si mësues dhe mësohet se vuante nga probleme psikologjike.

1 Komente

  1. S
    Sunitet nuk behen njerez,lloji i kafshes…..

    Ptuhhh tourkoalvanos .

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje