Grupi terrorist serb mu në krye me Milan Radojiçiç, i cili organizoi sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Komunës së Zveçanit, sipas ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, është duke lëvizur shpesh afër kufirit të Kosovës.
Në një intervistë për agjencinë e lajmeve, Kosova Press, Maqedonci ka vlerësuar se ky grup terrorist paraqet rrezik për sigurinë e vendit, derisa mbetet i pandëshkuar.
“Nga drejtori i policisë disa herë është theksuar fakti dhe janë prezantuar informacionet për përfshirjen e këtij grupi në përgatitjet e ndryshme brenda territorit të Serbisë. Kjo mban situatën fragjile dhe paraqet kërcënim për vendin tonë.
Fakti që ky grup vazhdon të jetë i lirë në Serbi dhe që lëvizë shpesh afër kufirit të Kosovës, vazhdon të mbetet një kërcënim për sigurinë dhe stabilitetin”, u shpreh ai.
Rrezik për stabilitetin e rajonit, sipas Maqedoncit, paraqesin edhe prezenca e madhe ushtarake e Serbisë përgjatë vijës kufitare me Kosovë, stërvitjet e shpeshtuara në brezin kufitar, si dhe militarizimi i Serbisë nga Rusia dhe Kina.
“Vlerësojmë se kjo është një formë presioni që Republika e Serbisë vazhdon të zbatojë kundrejt Republikës së Kosovës”, shtoi ai.
Duke folur për sulmet kibernetike ndaj Kosovës javëve të kaluar, Maqedonci u shpreh se kanë ndërmarrë hapa për t’u mbrojtur.
“Kemi qenë dëshmitarë të disa sulmeve kohëve të fundit, sidomos pas mbështetjes që i kemi dhënë Ukrainës. Lufta kibernetike, lufta me dezinformim dhe lajmeve të rreme është një prej elementëve që kompletohet me element të tjerë siç ka qenë grupi i Radojiçiç-it dhe prezenca e ushtrisë serbe në kufirin e Kosovës”.
Vete I late te iknin...
i kishit ne dore tu fusnit plumbin, i late te ikin. Tani serbet mendojne se kishit frike. Hani mut tani me gjithe Binon
Radojciqi nga ana serbe dhe Kusari nga ana jone kane qene nderlidhsit e Vuciqit, respektivisht te Kurtit. Si mendon or Gaz Kullurja qe mderlidhesi te vritet?! Ai duhet per te arthmen se edhe kur erdhi ne Kosove me terroristet e tij erdhi me mision qe vetem Kurti mund ta zhbirijoje te verteten.