Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës e ka dënuar si arbitrar arrestimin e një shtetasi kosovar nga autoritetet serbe dhe i ka kërkuar ndërkombëtarëve të ndihmojnë në lirimin e tij të menjëhershëm.
Në një komunikatë për media, MPJD tha se Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi u njoftua të shtunën për arrestimin Tefik Mustafës nga autoritetet e Serbisë në pikëkalimin kufitar Merdarë, për krime të pretenduara të luftës ndaj popullsisë jo-shqiptare, gjatë luftës në Kosovë më 1999.
Ministria kosovare tha se e dënon “ashpër ndalimin, arrestimin dhe keqtrajtimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe, njëkohësisht, i bën thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare të ndërmarrë hapa konkret për lirimin e menjëhershëm të qytetarit Tefik Mustafa”.
Ajo i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare gjithashtu të kërkojë përgjegjësi nga shteti serb “për këto veprime arbitrare dhe destruktive, të cilat bien ndesh me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”.
MPJD-ja shtoi se do të kërkojë zyrtarisht nga autoritetet serbe që ta lejojnë përfaqësuesin e zyrës së Kosovës në Serbi, Jetish Jashari, ta vizitojë Mustafën, “nё mёnyrё që shteti dhe Qeveria e Kosovës tё njoftohen më konkretisht për trajtimin që po i bëhet Mustafës nga organet serbe”.
Për arrestimin e Mustafës, MPJD-ja tha se ka njoftuar vendet e QUINT-it në Kosovë dhe misionet diplomatike të Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe dhe të shteteve tjera në Beograd.
“Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovë në Serbi i ka dërguar kërkesë zyrtare Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë për konfirmim të arrestimit dhe për ofrimin e detajeve tjera relevante, në të cilën kërkesë është përfshirë edhe Delegacioni i Bashkimit Evropian në Serbi”, thuhet në njoftim.
Në tre vjetët e fundit, në Serbi janë arrestuar disa shtetas të Kosovës me dyshimet e pretenduara se kanë kryer krime gjatë luftës në Kosovë 1998-99.
Më 17 prill, autoritetet serbe e arrestuan shtetasin kosovar Sadik Duraku, i cili ka nënshtetësi britanike gjithashtu, nën dyshimet “për krime lufte” më 1999 – akuza që u hodhën poshtë nga familjarët e tij.
Duraku u arrestua në një vendkalim kufitar mes Kroacisë dhe Serbisë dhe një gjykatë serbe i caktoi masën e paraburgimit po atë muaj. Familjarët e tij thonë se akuzat kundër Durakut nuk qëndrojnë, pasi ai, para luftës në vitin 1999, ka jetuar me familjen e tij në Angli.
Në fillim të këtij viti, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, akuzoi Serbinë për, siç i cilësoi ai, arrestime të padrejta, të qëllimshme dhe dashakeqe të qytetarëve të Kosovës./ REL
Nje pyetje kam : Ca mutin duan qe shkojne ne Serbi? Kur nderkohe dihet qe serbi nuk do ti degjoje emrin shqiptareve ne pergjithesi dhe shqiptarve te Kosoves ne vencati.
O Ymer po ti cfarë MUTIN do që shkon në Greqi!!!! Serbia është vend transit për shqiptarët që lëvizin me makinë nëpër Europë
Notka “Juli”, mos genje. Shqiptaret kane rruge tjera qe nuk kalojne neper Serbi. Eshte rruga Shkoder- Mali i Zi- Kroaci.
Ymeri nga Devolli@ jo mo lala joooooo nga Shqiperia nuk ka asnje Problem te kalosh ne Serbi...kalojme cdo vit andej dhe nuk na luan kush. Koqevaret vete e kruaje bythen me anadollakun albin...Ky i fundit para disa ditesh arrestoj nje Serb..etj..turku albin po e kruan bythen vete me Serbet..
Ty “Morava” te duane neper Sserbi, sidomos kur para sgkjaut u shane Kosovaret, ata shkojet do te te duane edhe me shume. Vete se mbaje mend mire: shkaju eshte kasapi me i keq per ata qe mendojne se e kan mik, si puna jote.