Deputeti i PDK: Qeveria e Kosovës e mbushur me spiunë, duhet spastrim

4 Qershor 2024, 12:51Rajoni TEMA
Deputeti i PDK: Qeveria e Kosovës e mbushur me spiunë, duhet spastrim

Hisen Berisha, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, ka akuzuar qeverinë e Kosovës se është e mbushur me spiunë serb. Ai tha se duhet një spastrim i qeverisë dhe pasi bashkëpunëtorët e Beogradit kanë postet më të larta në qeveri.

“Duhet një spastrim. Prandaj duhet luftacioni. Ka njerëz që kanë qenë në listat e Milošević dhe kanë ardhur në pozitat e zv. ministrave në qeverinë tonë. Janë më emra me mbiemra dhe e sheh ministrin e shëndetësisë, ministrin e arsimit.

Pra ky është shqetësimi që duhet të kemi ne. Ne na është riinstaluar dhe një herë pjella komuniste e regjimit të Serbisë. Kjo kategori është e instaluar në të gjitha institucionet e shërbimet e inteligjencës”, tha Berisha i ftuar në Euronews Albania.

Ai shtoi se qeveria e Kosovës po diskrriminon veteranët e luftës, të cilët janë arsyeja pse Kosova është sot një shtet i lirë.

“Nuk mund të bëhet shteti me pjesëtar të Serbisë brenda tij. Nuk është tragjikë që kanë qenë bashkëpunëtor, se nuk kishin ku të shkonin, por tani nuk mund të vrapojnë për të qenë pjesë e vendimmarrjes.

Kanë bërë dhe thirrje që t’i përjashtojnë veteranët nga paga minimale. Këto janë kategoria që luftuan që të kemi shtet e tani, na vijnë këto të Serbisë e duan te degjenerojnë dhe këtë kategori”, tha ai.

5 Komente

  1. F
    Fatosi-kosove

    Eshte shume e vertete kjo qe thot zoti Berisha, sot ne pushtet kemi shum me shum se gjysmene e qeverise qe jan pjelle serbosllave dhe qe i kan sherbyar serbise edhe me mir sesa vet serbet.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Plotesim.....

      Ma sakt do ishte qe deputeti te deklaronte edhe qe VV eshte e mbushur me spiune afatgjate. Kjo po e merr nqafe Kosoven e ngrate.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pesimisti

        Kosova po ecen me hapa gjigande drejt Serbise dhe kjo per arsye se populli yne eshte naiv! Ka shume mundesi qe edhe Amerika te terhiqet sepse kjo pune agjenturore drejtohet ne rradhe te pare kunder NATOS. NATO po perpiqet te nxjerre te verteten ne shesh, por idjotet e Kosoves e kane mendjen tek Kurt spiuni dhe prosperitetin qe sjell bashkimi i Kosoves me Serbine. Kjo pune gati ka mbaruar dhe ndoshta kjo eshte edhe deshira e shqiptareve te Kosoves qe kane nderuar identitetin ne dardanet e Kosoves, sepse urrejne shqiptaret e Shqiperise. Makroni ja tha hapur popullit te Kosoves se kush eshte Kurti, por te gjithe u tallen me Makronin... Ne politike eshte nje aksiome qe spjegon gjithcka ne kete situate. Kjo aksiome thote : Pupulli merriton ate udheheqje qe zgjeth....Kjo pune ka mbaruar!

        Përgjigjjuni
        1. M
          Makbethi

          Ti MU.. përcarës!. Dardanët forcojnë identitetin e lashtësisë e supremacionit etno-historik mbi sllavojevgjitët shkie. Dardania a SHQIPËRI - ARBNI.

          Përgjigjjuni
        2. V
          VV = Zdarvo zemlake

          Kjo që thotë z. Berisha është e ditur. Ne i njohin jo vetëm këta por edhe disa "anal-ista" të regjimit gjenocid të Serbisë në Kosovë dhe ata që i ka detashiruar në Shqipëri, Zvicër, Gjermani e Francë, SHBA etj. I njohim edhe familjarët tyre, kush janë, çka kanë bërë dhe çfarë po bëjnë kundër kombit në Kosovë e në trojet tjera etnike që përkrahin gjenocidin serb përmes politikës së pushtetarëve tdhe ishin betën argët me shpirtshitur shqipfolësa në institucionet e shtetit.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje