Mimoza Kusari-Lila bisedoi me Radoiçiç, Albin Kurti: Inçizim i montuar, e dimë kush bashkëpunon me të

4 Qershor 2024, 18:20Rajoni TEMA
Mimoza Kusari-Lila bisedoi me Radoiçiç, Albin Kurti:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e quan situatë të montuar incizimin ku dëgjohet shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila duke komunikuar me terroristin serb, Milan Radojiçiç, me ndërmjetësimin e ish-nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e Listës Serbe, Slavko Simiç.

Qytetarët e dinë se kush bashkëpunon në Kosovë me Radoiçiç”, theksoi Kurti, i cili e ktheu vëmendjen tek nevoja për të rritur trysninë, në mënyrë që ndaj tij të ketë aktakuzë në Kosovë dhe të arrestohet për sulmin terrorist të Banjskës.

“Unë vet nuk i kam dëgjuar, por qytetarët e dinë se kush ka bashkëpunuar me Radoiçiçin dhe e kanë të qartë pse Milan Radoiçiçi ikë tash dhe dikur ishte në kryeministri. Për këtë gjë zëdhënësi i LVV-së e ka dhënë një përgjigje të saktë dhe të qartë. Ajo është një situatë e montuar dhe Milan Radoiçiç këtë muaj i bën nëntë muaj që lëvizë i lirë në Serbi dhe trysnia duhet të ishte që në Kosovë të ketë aktakuzë dhe të arrestohet.”

I pyetur se a do të ketë masa ndëshkuese ndaj Mimoza-Kusarit për komunikimin e saj me Radoiçiç, Kurti tha se Kusari-Lila nuk është anëtare e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Po e kuptoj se po përpiqeni të dramatizoni me çdo kusht disa sekonda të një bisede që nuk e di si është marrë dhe ku është marrë, si u pre dhe nga kush është organizuar. Unë jam kryetar i LVV-së dhe Mimoza Kusari nuk është anëtare e LVV-së. Edhe po të ishte anëtare e LVV-së për këso gjërash ka komisione dhe LVV-ja nuk e ka kryetarin diktator që merr vendime.”

Biseda e pretenduar mes Mimoza Kusari Lilës, thuhet të jetë zhvilluar në qershor të vitit 2022 kur Radoiçiç ishte përfshirë në listën e zezë nga shtetet e bashkuara, dhe u publikua nga media Nacionale.

Biseda zhvillohet në gjuhën serbe, dhe në të, ai që pretendohet të jetë Radoiçiç, i referohet bashkëbisedueses me epitet përkëdhelës. Në të kaluarën, Kusari Lila e ka pranuar se ka folur me Radoiçiç, por sipas saj, biseda ishte zhvilluar në gjuhën shqipe. 

6 Komente

  1. D
    Dardan

    Edhe nje here tjeter, vete mbrojtja qe i ben Mimoza Kusarit ne kete rast tregon se Albin Kurti eshte agjent serb, i rekrutuar kur ishte ne burg. Kete e shpjegon edhe politika ekstemiste qe luan gjoja si armik i betuar i serbeve; ekstremet perputhen dhe Kosova nuk eshte pushtuar akoma nga marreveshja e fshehte Kurti-Vucic.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Saranda

      “Dardan”, merr ilaqet. Sa ma shpejt!

      Përgjigjjuni
    2. B
      Bravo Kusari, cika serbe e Kosoves

      Di nje mut ti Albin derdimeni, te nxorri cullak Kusari more djale i Udbes.

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fatosi-kosove

        Mir e ka kurrci, shqiptaret e dijne kush bashkepunon me serbine dhe me radojqiqin, fatkeqesisht e dinin se edhe baba i mender presednike osmankes ishte milic i millosheviqit si edhe shum te tjer apo si baba i zv ministrit te arsimit pupovcit, apo te tjer si kshilltari i kurrcit qe quhet skellzen gasi por kur jan ne kopene e quajtur VV-c kjo ska problèm, problem dhe tradheti eshte kush denoncon bashkepunetoret e serbise sepse ata edhe n'a kan prishur brastfo jedinstfon, ata qe kan luftuar kunder serbise ata jan kriminel sepse kan shkaterruar serbosllavine dhe bashkjetesen, kurse kurrci sot me argatet e serbise po e bajn realitet rikthimin e serbosllavise kete po e thon edhe vuqiqi e dodiku e thot edhe kurrci vet.

        Përgjigjjuni
        1. h
          hurlaburla

          Blockchain: Mimoza-Gadafi-Pacolli-Radojqiq- ...

          Përgjigjjuni
          1. U
            UÇK

            Agjenti dhe argati i Serbisë Kurtoviçi komunikon më kriminelin Radojçiç nëper mjet te valltares dhe te dashures se Gadafit Mimoza Kusareviçit OJ KOSOVË TE MORRI DREQI PO TE UDHËHEQIN KURVA DHE DREQI OJ KOSOVË TI KE MBARU KURVA MË DREQIN MË SERBI JAN TU BASHKPUNU TY KOSOVË PRAP MË TE ROBNU

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje