Njëri nga të arrestuarit nën dyshimet për spiunazh, është babai i një gazetari të njohur

5 Qershor 2024, 17:43Rajoni TEMA
Njëri nga të arrestuarit nën dyshimet për spiunazh,

Ditën e sotme Policia e Kosovës në një aksion së bashku me Agjencinë Kosovare të Intelegjencës,  ka arrestuar dy persona nën dyshimin për spiunazh me Agjencinë e Inteligjencës Serbe (BIA), shkruan Periskopi.

Njëri prej tyre është Bedri Shabani nga Ferizaj i cili punonte në Doganën e Kosovës.

Periskopi mëson se Shabani është babai i gazetarit Zekirja Shabani, i cili është pronar i portalit “Fakte plus”, ndërsa deri në vitin e kaluar ishte edhe redaktor në televizionin ATV.

Ndërsa tani është autor dhe moderator i emisionit “Diku n’Kosovë”, që transmetohet në të njëjtin televizion.

Zekirja Shabani ka qenë mjaft aktiv në fushatën elekorale të Maqedonisë së Veriut, në mbështetje të VLEN’it.

Ai ka përgatitur fushatën zgjedhore për Afrim Gashin, i cili u zgjodh kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Lidhur me arrestimin e Bedri Shabanit ka reaguar edhe Dogana e Kosovës, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ai është larguar nga pozita e tij në Doganë në vitin 2004.

Sipas njoftimit, shkarkimi i Shabanit erdhi për shkak të shkeljeve të Kodit të Mirësjelljes së Doganës së Kosovës, lidhur me komunikimet e paautorizuara me mjetet e informimit masiv.

Prishtinë 5 qershor 2024, në lidhje me arrestimin e dy personave sot në Ferizaj nën dyshimin për aktivitete spiunazhi, Dogana e Kosovës sqaron opinionin se personi i cituar me inicialet B.Sh. është pushuar nga pozita e tij në Doganën e Kosovës 20 vite më parë, konkretisht në fillim të vitit 2004. Shkarkimi i tij ka ardhur për shkak të shkeljeve të Kodit të Mirësjelljes së Doganës së Kosovës, lidhur me komunikimet e paautorizuara me mjetet e informimit masiv. Që nga shkarkimi i tij, personi në fjalë nuk ka pasur asnjë lidhje me Doganën e Kosovës.”– thuhet në njoftim.

Kujtojmë Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi u arrestuan gjatë ditës së sotme për bashkëpunim me Agjencinë e Inteligjencës Serbe (BIA). Ata janë ndaluar për 48-orë, tha sot Prokuroria Speciale e Kosovës.

Sipas njoftimit, operacioni i Prokurorisë është zhvilluar së bashku me AKI’në dhe Policinë e Kosovës, pas hetimeve disa mujore.

Periskopi

16 Komente

  1. F
    Fatosi-kosove

    Akoma pa e ditur se kush eshte arrestuar si spiun i serbise skisha asnje dileme se eshte dikush nga qenefi i quajtur VV-c, njerez te cilet kurrci dhe mender presednike osmanka i kan rikthyer ne pozita shum te larta ne kosove, une mendoj se ky eshte nje shou i stilit serbosllav qe kurrci me mender presednike osmanken dijne ta luajne ne menyre qe tu thot mulitanteve se ja ne arrestojme spiunet qe ne fakt spiunet dhe bashkepunetoret e serbise jane kudo ne qeveri e présidenc, arrstohet doganieri por nuk thuhet asnje fjale per mimoza kusarin.

    Përgjigjjuni
    1. t
      tetovari2

      Mos bën "hop"pa kërcyer hendekun!

      Përgjigjjuni
      1. b
        baca

        Respekt.Hapini syte se armikun e keni perpara syve e nuk e shikojni.Ka deklarue disa here Albini.E ne nje bisede konfidenciale nje miku jem me pat thanun ;Ore a mos e ka per veten e vet ky Albini qi ,na thojn qe armikun e keni perpara qdo dite e nuk e shikojni?Se na vetem ate kemi perpara qdo dite e kerkend tjeten.

        Përgjigjjuni
      2. K
        Koha

        Po “mema” Shqiperi, kur do ti arrestoj spiunet e Asfalise dhe te UDBse?

        Përgjigjjuni
        1. K
          Komunisti skandinav

          Kur të ketë mbaru "bija" Kosovë me spiunat e saj , do të fillojë dhe mëma ti arrestojë të vetët. Problemi është se gjysmat do ti dalin bij të "bijës"

          Përgjigjjuni
        2. B
          Berati

          Arrestoni Noken dhe te theret qe shkuane te raportojne ne Athine ne favor te Bejler bastrdit.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Drago

            Ai paska 20 vjet qe nuk punon ne dogane, keta thone puno jes i doganes, vk

            Përgjigjjuni
            1. D
              Daullxhiu

              E nxori koken e serbi Al- bin ladeni. I biri ketij te arrestuarit eshte I deleguari i binit per te percar shqiptaret e maqedonise.

              Përgjigjjuni
              1. l
                lista e bashkpontoreve te BIA-S eshte e gjate

                Po edvin droga,azem syla,baton stanishiqi,adriatik kelmendi,berat buzhelja dhe te tjere spihuna dhe bashkpuntore shkijesh si keta,kur do arrestohen

                Përgjigjjuni
                1. O
                  Ori

                  O Mero po per Baton Haxhiun kur do te na shkruash ndonje dite . I cili njihet si agjent i Seebise sebashku me te atin e tije. Dhe Edi Rama na e mban si keshilltar.

                  Përgjigjjuni
                  1. R
                    Rrahmoni nga Londra

                    Ti ke ndonjë fakt për Batonin? Apo e ke lexuar në portalin e këtij , që e kanë arrestuar sot?

                    Përgjigjjuni
                  2. P
                    Poshtë propaganda militante nacional-fashiste-bols

                    Ende nuk paska filluar turni i natës i brigadës së trollave propagandistikë të Vetvendosjes. Rreth orës 12.00 pritet të fillojnë sharjet e llojllojshme. Të shohim kë do shajnë, ç’parulla do hedhin. Të presim. Mos harroni që një pjesë e mirë të parullave i hedhin me chatbot-a. Brigada e trollave të VV-së janë mjeshtra për IT. Të shohim kë kanë zgjedhur si armik të popullit në kuadrin e kësaj ngjarjeje.

                    Përgjigjjuni
                    1. a
                      adi

                      Ke me qindra mira Koçevar se i posedojn dokumentat SERBE o shtet o shtet e Akuzojn Ramen kur vet duhen vjet e dekada deri te pastohet nga UDB-BIA SERBE

                      Përgjigjjuni
                      1. R
                        Raufi

                        O MEROOO DHE TI BATONI BERATI EDI RAMA DHE BALLUKRAT JANE TRADHETARET E SHQIPERISE ALBINI ESHTE SUPER NJERI JO SI TY O MEROOO PACAVURE

                        Përgjigjjuni
                        1. F
                          Feriti

                          O Mero shkruaj dhe per Edin dhe Erionin Veliaj

                          Përgjigjjuni
                          1. O mero gelbaza sa i ndyre qe je ,pase nuk shkrove nje here per edvin rrugac tradhetarin lali fikun dhe shume tjere qe skan fund ,sepse edhe ti je nje prej tyre ,bastarde hajdute ,uuuuuuuaaa sa i neveritshem qe je ,ta bene mire djemte e bules qe te rrahen te bene peshk por neveria jote ska fund ,je maskarai i maskarenjeve,kokemadh tepelene cfare bastardi ka prodhu ,shok i talo balles ptu fare e keqe

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje