Kërkesa e opozitës për hetim, Ministrja e Drejtësisë për përgjimin: Dështuan në rrëzimin tonë

5 Qershor 2024, 22:25Rajoni TEMA
Kërkesa e opozitës për hetim, Ministrja e Drejtësisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, refuzon thirrjen e opozitës për të nisur një hetim ndaj shefes së grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila, lidhur me përgjimet me terroristin Radoiçiç.

Ajo e konsideron këtë një përpjekje të pakicës parlamentare për të mbuluar dështimin me rrëzimin e qeverisë.

“Unë nuk e di që kemi dëgjuar ndonjëherë që opozita kërkon që Serbia ta dorëzojë Milan Radoiçiqin. Një opozitë që një terrorist që ka bërë sulm terrorist në Republikën e Kosovës, asnjëherë nuk po kërkojnë që Serbia ta dorëzojë atë.

Asnjëherë nuk kanë kërkuar nga partnerët ndërkombëtarë që t'i bëjnë presion Serbisë që t'i dorëzojë terroristët jo vetëm Radoiçiq, por edhe të tjerët që kanë kryer sulme terroriste, tash paskan kërkuar hetim ndaj Mimoza Kusarit.

Unë mendoj që kjo është një përpjekje për ta larguar vëmendjen nga një dështim spektakolar që e patën për rrëzim të qeverisë apo për shkuarje në zgjedhje. Opozita duhet të jetë e bashkuar, por ju e keni parë, njëra kërkonte rrëzim të qeverisë, tjetra dorëheqje të qeverisë, tjetra shpërndarje të Kuvendit. Ne kemi thënë që të gatshëm për zgjedhje jemi kurdo që ata dëshirojnë”, u shpreh ministrja.

3 Komente

  1. F
    Fatkeqesi Kombetare!

    Kjo personi hiqet si idjote sepse ve perpara punet e Serbise she jo punet qe duhet te beje vet. Ajo ve perparra llafet dhe jo veprat. Barazon opoziten se nuk i kerkon Vuciqit dorezimin e Milan Radojciqit me mos veprimin e saj per ti shkuar hetimit deri ne fund. Hajde dhe thuaj qe Kosova nuk eshte mbushur me spiune qe bejne sikur jane patriot dhe ne thelb i sherbejne Serbise per te fshehur punet agjenturore ne Kosove. Mrojne spiunet se nga frika se spiuni i kapur "me presh ne dore" fillon e flet per shoket e tij spiune....

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fatosi-kosove

      Jo moj qike jo mos ke frike se askush nuk don tju rrezon juve, ani ne kete kohe kur edhe ata qe nuk ju kan njohur siq dihet se ju jeni puro serbosllav dhe me ndihmen e tyre keni ardhur ne pushtet duke i ba shqiptaret si kafshe, a nuk ishit ju moj qike qe deklaronit se mezi po presim ta fillojme punen me llajqakun e borrelin, ajo dit ju erdhi dhe ju filluat punen ne shkatrrimin e pavaresise se kosoves qellim i serbise, llajqakut, borrelit dhe me e keqja edhe e vet qenefit te quajtur VV-c dhe fjala e mender presednike osmankes, ujku qimen e nderron por zanatin se harron kan thane pleqt, tash pas videoinqizimeve te kusarit me radojqiqin dhe arrestimi i te derguarit spécial te kurrcit ne maqedoni si udheheqes i fushates se vlen per spiun te udb-s per ty edhe keto çenkan plane te opozites pasi deshtuan tju rrezojne! Po kjo eshte aq e ndyre sa edhe ftyra juaj zonje Ku pa fije turpi ju akuzoni uçk-n me shum se vuqiqi per shkaterrimin e serbosllavise dhe sot keni punesuar me shume spiun e UDB-ash ne qeveri e présidenc sesa kur ishte vet millosheviqi, ne fund mis harro e dashur se serbi te parin e ka vra probatimin kan thane pleqt, juve radojqiqi e spiunet e udb-s ju perdorin vetem per ti realizuar qellimet e vuqiqit, llajqakut, borrelit e tates se mender presednike osmanka dhe tjer, haram e paqi lirine qe po e shkaterroni.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Ko

        Perse kini frike nga hetimi ? Perse kini frike nga e verteta? Nje njeri i pafajshem eshte i pari qe kerkon hetim qe e verteta te zbardhet. Fajtori e ka frike hetimin, sepse i trembet poshtersive te veta. Kjo e ben ate frikacak si puna juaj dhe dredharak si neperka.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje