Dy persona u arrestuan një ditë më parë në Ferizaj nën dyshimin se kanë bashkëpunuar me Agjencinë e Inteligjencës së Serbisë (BIA).
Në pranga janë vënë Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dhe arrestimi i tyre është bërë i mundur pas zbulimit nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës.
Eksperti Drizan Shala tha në një intervistë për Euronews Albania se ka dyshime që ata kanë vepruar me vite të tëra si spiunë të Serbisë, por prej 1 viti hetoheshin nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës.
Ai zbuloi detaje nga misioni i dy të arrestuarve dhe mesazhi që i dërgojnë Beogradit agjencitë e Kosovës.
“Ata kanë lokalizuar lidhjet e dyshimta dhe përmes hetimeve intensive kanë identifikuar dhe argumentuar lidhjet e tyre me përfaqësuesin e BIA serbe në Ferizaj.
Agjencia e inteligjencës ndërmerr veprime ndaj familjarëve të tyre duke identifikuar lidhte e tyre të mundshme edhe me RMV dhe informacionet do përpunohen në bashkëpunim me policinë dhe prokurorinë dhe më tej do bëhet gjykimi i personave.
Është një mesazh që i agjencia e inteligjencës i ka çuar Beogradit se veprimet e tyre në Kosovë tani nuk mund të jenë të qeta pasi agjencia ka mënyrë dhe mundësitë për t’i identifikuar”, tha Shala.
Ky Shala apo bytha duhet te mbeshtet ne rradhe te pare ne inteligjencen e NATOS dhe te lere brockullat e demagogjise se po i dergon Beogradit mesazhe se ai ka mundesi dhe menyra identifikimi per spiunet. Le ta nisi nga pergjimet e zbulimit ushtarak te NATO-s qe po bertasin se Kusari dhe Radojciq jane celsi i suksesit per te mbritur tek koka e neperkes qe vepron ne Kosove...
shume spiune, shume . njerez qe shiten per dinare. hulumtoni se duhet tekete shuuuuuume, vetem ndiqni opinionistet e kosoves ne tv dhe do kuptoni lehtaz
Nuk ka vetem SPIUNE te Serbise ne Kosove por ka shume SPIUNE te Serbise dhe Greqise ne Shqiperi dhe per cudi nuk eshte kapur asnje deri tani pavarsisht se SPIUNET jane kudo ne qeveri, parlament dhe bashki ! Z. RAMA dhe Z. KURTI pergjoni te gjithe personat qe kane qasje ne informacionet sekrete shteterore.