Armë të rënda në Serbi kundër NATO? Putin: Në Kosovë u derdh gjak, po në Donbas ishte ujë?

6 Qershor 2024, 21:50Rajoni TEMA
Armë të rënda në Serbi kundër NATO? Putin: Në

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, zbulon një bisedë që ka zhvilluar me Angela Merkel, kur ishte kancelare e Gjermanisë.

“Ish-kancelarja e Gjermanisë më ka thënë dikur: “E di, NATO veproi në Kosovë pa një vendim nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, por aty u derdh gjak për 8 vite!” Po tek ne, kur gjaku i njerëzve rusë u derdh në Donbas, a ishte gjak apo ujë për ta, çfarë ishte?”.

Kjo është një tjetër tentativë e Rusisë, kësaj radhe e drejtpërdrejtë nga vetë Presidenti Putin, për të barazuar rastin e Kosovës me atë të rajoneve lindore të Ukrainës, në mënyrë që të përpiqet të justifikojë agresionin e tij të armatosur të nisur në shkurtin e dy viteve më parë.

Por, ligji ndërkombëtar e ka rrëzuar këtë pretendim të tij, pasi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konfirmoi ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ndërsa në Hagë janë dënuar një sërë drejtuesish të Serbisë, përfshirë liderin Sllobodan Millosheviç, për masakrat dhe krimet makabre të kryera nga forcat serbe në Kosovë.

Por, Vladimir Putin nuk është kursyer me kërcënime, jo vetëm për NATO-n, por ndaj të gjitha shteteve të botës që do të furnizojnë Ukrainën me armë: “Rusia mund të dërgojë armë me rreze të gjatë në shumë rajone të botës, nga ku mund të kryhen sulme kundër shënjestrave sensitive në vendet që furnizojnë Ukrainën me armë”.

Pyetja që lind natyrshëm pas këtij kërcënimi është se a do të jetë Serbia një prej atyre vendeve që do të përdorë Putini për të sulmuar ato vende që i konsideron kundërshtare. Vlen të rikthehet në vëmendje bashkëpunimi i ngushtë i Beogradit zyrtar me Moskën, veçanërisht në blerjen e armëve dhe sistemeve raketore.

5 Komente

  1. A
    Artan

    Mire o Putane, domethene do ta njohesh Kosoven sic po merr Donbasin? C'thone per kete putanat e tua Shvejk, jevg e keshtu me radhe?

    Përgjigjjuni
    1. E
      Elis

      Gjeti rastin të justifikohet. Donbasin nuk e zbrazi kush nga rusët, si Milloshevici I përzuri kosovarët nga shtëpiat. As Krimen nuk e dhunoi kush. Ato teritore I doje për Tu kthyer në kohën e shkuar. Tani mbaje në bith. Në ukrainë do të bjen brekët.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Timi

        Do zoti të fillojnë serbët edhe nji herë luftë në Ballkan do jenë humbësit e shekullit. Vetëm Beogradi do ju mbetet. Ndryshe ishin vitet 90 ndryshe është tash.

        Përgjigjjuni
        1. e
          e verteta

          vetem gjaku i kosovareve te pafajshem u derdh dhe per kete do digjeni ne ferr ,ju dhe veglat tuaja gjenocidiale ne Ballkan.Fare e pjerdhur nga trute .100 vjet do jetoni o Plehra antinjerezore?

          Përgjigjjuni
          1. M
            Makbethi

            Vratë, resp shfarosët mbi 5 milionë tatarë (ndërkohë që Serbia, sinkron masakronte popullatën shqiptare të Dardanisë) dhe luani vajet e lugetërve për krimet e hatashmeqë keni bërë e po bëni. Rreth 4 milionë ukrainas i shfarosët me zanatin e zijës së urisë (sinkron me pllakosje për vdekje të shqiptarëve kur rrethuat Shkodrën) e na flet për do të zeza imagjinare që paskëshi pësuar në Donbas. Gjithë propaganda serboruse për shqiptarët e popujtë përkatës që keni vënë nën zgjedhë, ka mbështetje në trillimet shoveniste se u paskësh bërë zullum dikush. Lugetër shovenistë -e keqja e njerëzisë jeni ju!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje