
Një fotografi e rrallë e vitit 1991, ku shfaqet ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, dhe komandanti i UÇK-së, Adem Jashari, në aeroportin e Rinasit, ka qenë një enigmë që për vite me radhë ka nxitur spekulime dhe teori të ndryshme.
Por së fundmi në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN, dëshmitë e dy bashkëpunëtorëve të Rugovës – Ermir Hizmo dhe Flamur Jata – kanë hedhur dritë mbi ngjarjet e asaj dite të pazakontë.
Adnan Merovci, i pranishëm gjatë asaj kohe, thekson rëndësinë e momentit dhe zemërthyen zanafillën e fotografisë.
“Në fillim vitet 1990, legjendari Adem Jashari ndodhej në Tiranë dhe kishte kontakte të vazhdueshme me zyrën e Kosovës në Tiranë.
Është folur shumë në lidhje më këtë fotografi, fillimisht është thënë se është fotomontazh, pastaj se Ademi ka qëlluar aty rastësisht, se nuk është takuar fare me Rugovën, etj. por për hirë të së vërtetës, rëndësisë dhe peshës që ka dua qartë ta shpjegoj zanafillën e kësaj fotografie”.
“Dua të sqaroj se jo çdokush në rrethana të tilla në një aktivitet publik mund të ishte afër meje, pra Ademi aty nuk ndodhej rastësisht, por erdhi qëllimisht duke u bazuar në ftesën time dhe gatishmërinë e tij për të ardhë nga zyra e Kosovës në Tiranë deri në aeroportin e Rinasit.
Kontakti është realizuar përmes Skënder Zogajt dhe Mehmet Krajës”, u shpreh Merovci.
Ndërkohë, Ermir Hizmo, përgjegjësi për sigurinë e Rugovës në Shqipëri, tregon se të gjithë ishin në dijeni të pranisë së Jasharit, por jo të detajeve të plota të pozicionit dhe rolit të tij.
“Shkëmbimet tona ishin të shkurtëra, por të ngarkuara me kuptim”.
“Adem Jashari ishte një figurë kyçe, edhe pse të gjithë nuk e dinim plotësisht rolin e tij në atë kohë”, thotë Hizmo.
Flamur Jata, oficeri i Gardës së Shqipërisë, shton më tej dimensione të tjera në këtë ngjarje, duke rikujtuar atmosferën dhe intensitetin e atij momenti.
“Takimi ishte i përkendshëm dhe të gjithë ndjenim rëndësinë e tij.
Por shihet qartë se nuk ishte një rastësi, por një takim i planifikuar dhe i rëndësishëm,” pohon Jata.
Kjo konferencë shtypi dhe fotografia që ka mbijetuar nëpër vite, tani mbështetet nga dëshmi të drejtpërdrejta të atyre që ishin prezent, duke hequr dorë nga teoritë konspirative dhe duke konfirmuar një kapitull të rëndësishëm të historisë së Kosovës./TELEGRAFI
E VERTETA ESHTE SE RUGOVA NUK E DESHI KURRE UCK......SEPSE I BENTE HIJE ,PRA I ULTE VLEREN.......RUGOVA ISHTE I RRUGES PAQESORE.......ME DORE NE QAFE ME SERBET......NDOSHTA BESONTE NE MREKULLI......RRUGOVA NE FUND U DETYRUA TE FIRMOSTE BASHKE ME HASHIM THACIN NE RAMBUJE......DHE E TERE LDK ISHTE KUNDER UCK DHE LEPE PEQE ME SERBET...........SHQIPETARE JANE EDHE SERBET......NE FUND TE FUNDIT, POR JANE ME FE TJETER,,,TE CILEN EDHE KOSOVARET E KISHIN PARA SE TE VINTE TURQIA. .......DUA TE THEKSOJ DICKA QE SHUME NUK E DINE........KOSOVA KA QENE ME SERBINE NE NJE VILAJET,NEN TURQI DHE NUK KA QENE PJESE E SHQIPERISE VETEM ME QEBERINE E REXHEP MITROVICES NEN GJERMANET,POR VETEM PER PAK KOHE DHE TEORIKISHT.......JA VENE FAJIN ENVERIT ,QE NE FAKT CLIROI KOSOVEN DHE SHKOI DERI NE NISH ME FORCAT PARTIZANE ,,,POR SERBET NUK PRANUAN DHE VETE TITUA NUK JA DHA KOSOVEN SEPSE SERBET NUK PRANONIN DHE TITUA NUK I THYENTE DOT.....POR JANE PO SHQIPETARE ORTODOKSE DEN BABA DEN
PA UCK, pa Adem Jasharajt, pa ajkën e shpirtit e të zemrës arbnore - ushtarët e lavdit arbnor, shqiptarët e Dardanisë do kishin siguruar DISA të DREJTA, sic i kanë ata të Severna FYROM Makedonia dhe asgjë më tepër. Rugova ishte njeri i UISKIT e i zgërdhirjes vend e pa vend. Ai pajtohej me cdo ide që i sugjeronim - (shembull - pranoi, gëlltiti propozimin e misionit katolik të hapen shkollat shqipe në objektet shkollore, pa kuptuar se cfarë kurthi i përgaditej - amortizimi i presionit ndërkombëtar mbi Serbinë dhe POKRAJINSKA OBLAST KOSOVO - METOHIJA. Milloshevici kishte siguruar një fond për të prodhuar rreth 100.000 ciftelia me u dhanë autonomi kulturore shqiptarëve e me u "KNAQ tuj ra SHARKIVE. Sillni ndër mend (sipas projektit të Karla Del Ponte - si pjesë akuze gjoja kundër Miloshevicit, e që nënkuptohej si liri kulturore që kishin dhe do të kishin gëzuar "kosovarët" përmes autonomna oblastit ) dëshmitarin, arsimtarin nga Gjakova, për lirinë kulturore - edhe na lejohej edhe na ndalohej të këndonim shqip.
Ne ate kohe Adem jashari ishte i parendesishem.
Kosova ne kohen e Turqise ka qene Vilajet me vehte qe perfshinte Nishin dhe pjeset e tjera shqipetare ne Serbine e jugut ndersa Vilajeti i Shkodres rre th vitet 1820 shtrihej deri ne kufi me Bosnjen perfshi Sanxhakun
Projekti i Chateaubrianit, premtuar Ibrahim Pashës së derës së Muhamed Aliut, sundimtarit të Kairos, për ndërprerjen e betejës detare kundër forcave mbështetëse detare të kryengritjes arvanite (të krishterë) në Greqinë që e quajmë sot, për themelimin e Perandorisë shqiptare, kur forcat e Ibrahimit shqiptar ishin rreth 40 km larg pushtimit, ose clirimit të Stambollit. Në castin kur ushtria e Ibrahimit marshonte në luftë furishëm drejt Portës së Stambollit, perëndimorët dhe Rusia, u penduan (do krijojej një fuqi shqiptare në ILIRI) kërcënuan shqiptarët të ndërprisnin parashkuarjen se do hynin ata në luftë kundër nesh. Shqipëria e Madhe, për të cilën llomotisnin e llomotisin shkiet e injoranca e gjerë, do ishin federata e republikave me qendër Shkodrën, me qendër Janinën, ose Manastirin dhe me qendër Kairon. Kur Abdall Naseri përmbysi dinastinë shqiptare (1953 (?) pat pohuar: Me sot mori fund sundimi shqiptar dhe anglez.