25-vjetori i Çlirimit, Tony Blair në Kosovë: Vendimi për të ndërhyrë ishte i duhur, mezi pres t’iu shoh në familjen e OKB

10 Qershor 2024, 11:09Rajoni TEMA
25-vjetori i Çlirimit, Tony Blair në Kosovë: Vendimi për

Ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, i cili cilësohet edhe si miku i madh i Kosovës, Toni Blair në një konferencë për mediat me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, pas ndërhyrjes së NATO-s, tha se ishte i bindur se vendimi për ndërhyrjen e Aleancës ishte vendimi i duhur.

Blair shtoi se mezi pret që ta shohë Kosovën në familjen e Kombeve të Bashkuara. 

“Është një çast emocionesh të thella. Nderime popullit të Kosovës për guximin e tyre dhe vendosmërinë e tyre që ta shfrytëzojnë dhe t’ia shohësh të mirën çlirimit.

Atëherë isha i bindur që ishte gjëja e duhur për të bërë edhe tani jam i bindur që duhet të rrimë krahë njerëzve të Kosovës në mënyrë që e ardhmja e Kosovës të jetë në linjë me meritat e njerëzve të saj.

Këtu po ndodhin gjëra pozitive që janë mësim për të gjithë botën dhe pres me padurim ditën që Kosova do të zërë vendin e duhur në familjen e Kombeve”, tha Blair.

1 Komente

  1. F
    Flamur Struga

    Gezuar dita e clirimit REPUBLIKA E KOSOVES.Eshte nje date historike 10 qershori i vitit 1999.Populli yne eshte falenderues iSHBA,ANGLISE ,GJERMANISE...I NATO,te cilet sebashku me trimat e UCK-ese te lavdishme,e shporren cizmen rusoserbe nga 75%e Kosoves martire.Populli shqiptar ,perkulet para te gjithe atyre ushtareve te U C K-ese ,ushtareve te Nato te cilet qelikosen kokat,trupat e tyre ne bedenet e kesaj keshtjelle, qe luften e vet ,kurr nuk e nderpreu per mbi se dy shekuj.Tani ne marrim fryme ,thithim ajrin e Lirise,jemi te gezuar,por para vehtes kemi akoma obligime,qe rendi ligji,Kushtetuta te zbatohet ne mbare Republiken e Kosoves tone martire.GEZUAR KOSOVA MARTIRE....

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje