Kurti: Problemin e kemi me Beogradin, jo me serbët e Kosovës

11 Qershor 2024, 11:40Rajoni TemA

Kurti: Problemin e kemi me Beogradin, jo me serbët e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Qeveria e drejtuar prej tij nuk ka problem me serbët e Kosovës, por me Qeverinë e Serbisë.

Duke folur në samitin “The Western Balkans 2024”, të martën në Prishtinë, Kurti tha se integrimi i serbëve të Kosovës në institucionet e vendit, është çështje parësore për të.

“Problemi që kemi, nuk ka të bëjë me serbët. Problemin e kemi me Beogradin, i cili nuk u distancua as nga Millosheviqi i së kaluarës e as nga Putini i së tashmes”, tha Kurti duke iu referuar ish-presidentit jugosllav dhe presidentit aktual rus.

Serbët në veri të Kosovës, të ndikuar nga Beogradi dhe strukturat e tij paralele në Kosovë, kundërshtojnë vazhdimisht autoritetin e Qeverisë në Prishtinë.


Shpesh organizojnë protesta ose bojoktojnë vendimet e autoriteteve kosovare.

Në nëntor të vitit 2022, ata dolën nga institucionet e Kosovës në veri, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së vendit për t’i riregjistruar makinat me targa ilegale serbe.

Kurti tha të marën se Kosova po bën tashmë konvertimin e patenshoferëve, diplomave e targave të makinave, si hapa për integrimin e komunitetit serb.

Por, Qeveria e tij është nën presionin e ndërkombëtarëve për të formuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Për këtë asociacion, Kosova dhe Serbia u dakorduan qysh në vitin 2013.

Marrëveshja mes tyre u miratua edhe në Kuvendin e Kosovës, por Gjykata Kushtetuese konstatoi më pas se ajo ishte jokushtetuese, meqë nuk përfshinte edhe etni të tjera.

Pavarësisht garancive nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian, Kosova nuk e zbatoi marrëveshjen nga frika se një asociacion i tillë do të ndikonte në funksionimin e shtetit, shkruan REL.

Serbia, e cila e konsideron Kosovën ende pjesë të veten, nuk ka zbatuar ngjashëm një varg marrëveshjesh me Kosovën.

3 Komente

  1. P
    Po perendon dielli yt Albin

    Jo Kurti jo, nuk ke problem ti me serbet, ti dhe paria e VV e ke problemin me shqiptaret neper Ballkan. Ka ikur koha jote o populist berllog. Hap rrugen, ose kerko qeveri uniteti per ti dale zot Kosoves me mbeshtetjen perendimore. Por ti nuk e ban dot ket.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shkupi

      Kujdesi per greqizmin e jugut te Shqiperise. Kujdesu per mediat tua qe gjithe diten promovojne bastrdet shqiptar Bejlera, Dhule, Dhuli, Barka, Bollano e plote janulla tjere ne sherbim te greqirve. Per Kosoven ka kush kujdeset. Kosova ka dijte te mbijetoj edhe kur ti nuk e dinje se ku i bie.Trurit tuaj ish stalinist do ti duhet kohe te sherohet nga oscilimet slavogreke.

      Përgjigjjuni
      1. .
        ...he zot c'na gjeti me debilet...

        Shkup, shiko pidhin e sat'eme andej nga Maqedonia se jeni bere me turq nga vete turku apo ashtu keni qene?

        Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje