Kosova feston ditën e çlirimit, por nuk është futur në kalendarin e festave zyrtare! Ja pse

12 Qershor 2024, 09:31Rajoni TEMA
Kosova feston ditën e çlirimit, por nuk është futur

Më 12 qershor të vitit 1999, pas 78 ditë bombardimesh të Aleancës Ushtarake Perëndimore të udhëhequr nga Amerika kundër objektivave ushtarake serbo-malazeze në Kosovë në Serbi dhe Mal të Zi, trupat e NATO-s hynë në Kosovë në misionin paqeruajtës që do të quhej KFOR, duke i dhënë fund luftës gati dyvjeçare midis popullsisë kryengritëse shqiptare të organizuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave okupuese ushtarake dhe policore serbo-malazeze.

E vlerësuar nga ata që e përjetuan si ditë e çlirimit dhe si një ndër ditët më të mëdha të historisë së Kosovës, 12 qershori, ndonëse jo e njohur edhe si festë zyrtare, është një ditë kur nga ushtarakë dhe diplomatë botërorë do të mbahet mend si një ditë gati konfrontimi midis Perëndimit dhe Rusisë, një ditë siç thuhej, ‘që do të mund të niste Luftën e Tretë Botërore.’

Ushtarët e parë të NATO-s që hynë në Kosovë më 12 qershor ishin forcat speciale të Norvegjisë dhe ato të Shërbimit Special Ajror Britanik, duke u gjetur ballë për ballë me trupat e Rusisë të cilët një ditë më parë ‘befasisht’ kishin marrë Aeroportin e Prishtinës me qëllimin e ndarjes së Kosovës.

Rusia synonte prurjen e mijëra përforcimeve nga ajri, mirëpo pas intervenimit nga Washingtoni, Bullgaria, Hungaria dhe Rumania refuzuan kërkesën e Moskës për shfrytëzimin e hapësirës së tyre ajrore.

Pas bllokadës amerikano-britanike të pistës së aeroportit, ministria e Jashtme ruse e quajti ndërhyrjen e ushtarëve të saj ‘një gabim.’ Dhe çdo gjë tjetër tashmë është histori. Hyrja e NATO-s ktheu në Kosovë mbi një milionë shqiptarë.

Hyrja e ushtarëve të NATO-s hapi rrugën e kthimit në shtëpitë, tokën dhe vendin e tyre mbi një milionë shqiptarëve të Kosovës të degdisur refugjatë në dhjetëra vende dhe tre-katër kontinente të botës.

Deri tash kanë shërbyer në Kosovë afër 500 mijë pjesëtarë të forcave paqeruajtëse të shumë vendeve, kryesisht atyre perëndimore, duke qenë larg familjeve dhe më të dashurve të tyre dhe duke sakrifikuar edhe nga një pjesë të jetës për lirinë, sigurinë dhe paqen në Kosovë.

Megjithatë, kjo ditë ende nuk është në kalendarin e festave zyrtare të shtetit si ditë e çlirimit.  Sipas deklaratave, ndryshimi i Ligjit për Festat Zyrtare po vazhdon të kushtëzohet nga Lista Serbe. Ndërkaq, një gjë të tillë e kritikon Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK). Sipas kësaj organizate, viteve të fundit këto festa po shënohen në mënyrë të plogësht nga institucionet e vendit, ndërsa partitë opozitare konsiderojnë se mungon vullneti politik që Dita e Çlirimit të futet në kalendarin e festave zyrtare.

2 Komente

  1. P
    Poseidon

    RRNOFTE KRYE KRYE KOMANDARI I UCK(UDB) ALBINDENOVIC QE KOSOVE U SHLIRUE PREJ UCK DHE SHKON ME GEZIM NE PREHRIN E NONES SERBI.....LAV DI GJIGANDIT...HAHAHAHA XHUXHALBINDENOVIC!!!!!!!!!SHQIPNI LARG DURT NGA KOSOVA!!!!!!!NA JEMI SERBI!!!!!!JO TAMAN POR PROVINCE,PRINCIPATE..E SERBISE.......SA KOM QESH .....DHE KUSH DO TA FESTOJE ......APO PO ALBINDENOVIXHUXHI,,NUK KA RANSI TJETER.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fabdi

      O more i mjer a eharove ramusheviqin hashoviqin e xhavitiviqin, qe e vjodhen e shkreten gjith Kosoven gjigante qe i shiten Fabrikat ku punojshin mbi 100mij Shqiptar , Albini as ni qindark nuk e ka vjedh.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje