Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Havier Solana, me rastin e 25-vjetorit të çlirimit i është drejtuar popullit të Kosovës.
Solana tha se Kosova duhet të shndërrohet në një shtet të fortë, ndërsa thekson se mban në zemër popullin e saj.
“Duhet të jeni të aftë për të ruajtur demokracinë, të aftë ta ruani lirinë dhe të gatshëm të përgatiteni për ndryshimin e madh, që do të jetë integrimi evropian”, tha ai në mesazhin e tij për popullin e Kosovës.
Me 12 qershor 1999-të, trupat e NATO-s hyjnë në Kosovë duke çliruar përfundimisht vendin nga okupatori serb. Në këtë ditë u përmbush ëndrra shekullore e popullit të Kosovës për liri”, mbyllet mesazhi i Solana-s.
Lini një Përgjigje