Abazoviç mbështeti Serbinë, “shpërthejnë” komentet në rrjet: Nuk ke gjak shqiptari, i ke rrënjët nga ata

17 Qershor 2024, 11:30Rajoni TEMA
Abazoviç mbështeti Serbinë,

Ish-kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç teksa po ndiqte ndeshjen mes Italisë dhe Shqipërisë ka dhënë një deklaratë që ka shkaktuar shumë reagime në rrjet.

Në një prononcim për RTS-në (televizionin publik serb), Abazoviç ka thënë se ndeshjen mes Serbisë dhe Anglisë në Euro 2024 do ta shikojë në stadium dhe se do ta mbështesë Serbinë.

“Nesër në mbrëmje do të jem në stadiumin e Gelsenkirchen, duke brohoritur për Serbinë kundër Anglisë. Shpresoj se është koha për befasinë e parë të madhe, edhe një barazim dhe do të ishte rezultat i mrekullueshëm, por pse të mos besoni se Anglia mund të rrëzohet”, - tha Abazoviç.

Kaq ka mjaftuar që komente negative të “shpërthejnë” në drejtim të tij.

“Nuk ke gjak shqiptari”, "I ke rrënjët nga gjaku i tyre”, janë vetëm dy prej tyre. Ofendimet janë po ashtu të shumta.

Ish-kryeministri i Malit të Zi tha se beson në kalimin e Serbisë në fazën tjetër të garës.

“Nesër është testi më i madh, nëse shkon mirë, mendoj se do të jetë një ecuri e madhe. Serbia ka individë të mrekullueshëm, mendoj se më në fund do të tregojnë se janë një ekip i madh”, - tha Abazoviç.

5 Komente

  1. B
    Berati

    Pse çuditeni? Miku i Rames vellai i Viçiçit. Pse te gjitha rastesi ju duken?

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fatosi-kosove

      Au Berat djali sikur paske haruar vitin 2015 (me duket) kur shqiperia lujti ne beograd dhe ndodhi ai incidenti me ate banderolen, shif médiat se si reagon mbesa e sali berishes kunder djemve te kombetares dhe si e mbeshteste serbine,ty dhe gjithe atyre kjo ju duket normale sepse e di se do thuash eshte sport, edhe abazoviq mbeshtet serbine eshte normal sepse ka shum bashkepunetor dhe eshte rritur aty, kurse Rama ka perkrahur çdo her ekipin kombetar dhe kombin ne pergjithesi,dhe per dallim nga sali berisha ai kishte dhe ka djemt dhe vajzat nder me te miret qe ka kosova ne qeverine shqiptare kurse sali berisha kishte kriminelin serb fazlliq, njerez si Ty qe nuk shifni me larg se hunda e juaj dikur ju kemi thane ; Patriot me bateria.

      Përgjigjjuni
    2. T
      Treni

      Demek unë që po bëja tifozllëk për Italinë, qenkam Italian? Ku është pashaporta?

      Përgjigjjuni
      1. A
        Ana

        Sporti duhet ti bashkoje kombet ore shpellare se nuk di ndonje fjale tjeter me te sakte.

        Përgjigjjuni
        1. H
          Hamleti

          KY e do një sheqerkë në gojë, fytyra e haleve serbe

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje