BE lë Serbinë pa euro, plani i ri në Ballkan vetëm për vendet që sanksionuan Rusinë

12 Janar 2024, 18:50Rajoni TEMA
BE lë Serbinë pa euro, plani i ri në Ballkan vetëm për

Belgjika si presidencë e BE-së kërkon që debati për planin për Ballkanin dhe bisedimet me Parlamentin Europian të përfundojnë para zgjedhjeve evropiane në qershor.

Shtetet anëtare janë të gatshme t'i japin dritën jeshile planit të rritjes ekonomike për Ballkanin Perëndimor prej gjashtë miliardë eurosh, por kërkojnë që përparimi në sundimin e ligjit dhe respektimi i politikës së jashtme të BE-së të jenë kushte për përdorimin e parave nga ky fond.

Në rastin e Serbisë, kusht shtesë për shfrytëzimin e mjeteve nga plani i propozuar nga Komisioni Europian në nëntor është zbatimi i marrëveshjes së normalizimit me Kosovën.

2 Komente

  1. A
    Ari

    Me ne fund????????????

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vezhguesi

      E megjithate Serbia do marre pjesen a luanit...Te tjerat jane pordhe pleqesh nga Europi.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje