Brnabiç: Dialogu me Kosovën do jetë fokusi kryesor i qeverisë së re

14 Janar 2024, 11:00Rajoni TEMA
Brnabiç: Dialogu me Kosovën do jetë fokusi kryesor i

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka thënë se fokusi i qeverisë së re do jetë dialogu me Kosovën.

“Vazhdimi i dialogut me Prishtinën do të jetë fokusi kryesor, veçanërisht duke marrë parasysh vendimin e fundit të Beogradit për të lejuar lirinë e lëvizjes së automjeteve me targa të lëshuara nga Kosova”, tha Brnabiç për Politiko.

Po ashtu, fokusi i qeverisë së re serbe, sipas Brnabiç do të jetë në diversifikimin e energjisë, reformat në fushën e sundimit të ligjit, duke përfshirë bashkëpunimin e mëtejshëm me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, OSBE dhe Zyrën për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut – ODIHR.

“Demokracia është shumë më tepër se një ditë zgjedhjesh dhe vendosje e fletës së votimit në një kuti”, theksoi Brnabiç.

Sipas saj, në procesin pas zgjedhor duhet të përfshihen të gjithë, përfshirë edhe ata që janë të zhgënjyer me rezultatet e zgjedhjeve.

“Dhe duke pasur parasysh agjendën e gjerë që e pret qeverinë e ardhshme serbe, opozita mund të luajë një rol të rëndësishëm në arritjen e shumë prej këtyre synimeve, nëse do të kishte një qasje më konstruktive. Në fund të fundit, ky është thelbi i demokracisë”, shtoi ajo.

Brnabiç ka shkruar tutje se nën udhëheqjen e presidentit serb Aleksandër Vuçiç, gjatë 11 viteve të fundit Serbia ka ndryshuar shumë.

 

3 Komente

  1. P
    PO , PO

    KY ESHTE KULMI I HIPOKRIZISE ! PERSE DO TE DIALOGOHET KUR PERSERITET ME VENDOSMERI E PA LEVIZUR ASNJE mm NGA ISTIKAMI ME ZE TE LARTE CDO DITE SE , NUK DO TA NJOHIM KURRE KOSOVEN SI SHTET TE PA VARUR ?! ME NE FUND EDHE IDJOTET E VERBER EUROPIANE , EDHE PSE SHUME TE VONUAR , DUKET SE KANE FILLUAR TA KUPTOJNE QE SERBIA ME NENEN RUSI TALLEN CDO DITE ME EUROPIANET DHE AMERIKANET .

    Përgjigjjuni
    1. A
      Alex

      Me dialog nënkuptohet, vjedhje e kohës së çmuar për Kosovën!

      Përgjigjjuni
      1. e
        emigranti

        Qeveria serbe me dialog nenkupton vetem ate per asosacionin e komunave me shumice serbe duke kembengulur per variantin e qeverisjes vendore me automomi te plote qe me pas te kene te drejte te shkeputen fare nga Kosova dhe te kalojne ne Serbi, pra nje lloj pushtimi te bute te territorit kosovar. Nuk mund te kete bisedime perderisa te mos diskutohen me pare te gjitha problemet midis te 2 vendeve perfshire njohjen reciproke dhe jo vetem problemi i targave qe eshte nje pjese e vogel e problemeve te pazgjidhura akoma ne maredheniet ndermjet Kosoves e Serbise.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje