
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç deklaroi se Serbia po i përcjell “me kujdes” qëndrimet e Ukrainës për çështjen e Kosovës dhe se me njohjen e pavarësisë, “Kievi do të dëmtonte veten”.
Lidhur me deklaratën e analistit Edward Joseph, i cili tha se me nënshkrimin e letrës dërguar BE-së, SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, Ukraina është më afër njohjes së pavarësisë së Kosovës, Daçiç u shpreh se në këtë mënyrë, Ukraina do të shkelte parimin e mbrojtjes së integritetit territorial.
“Me njohjen e Kosovës, Ukraina do t’i bënte vetes një dëm të madh, sepse do të shkelte parimin e mbrojtjes së integritetit territorial të shteteve. Ne do t’i monitorojmë me kujdes pikëpamjet e tyre për këtë çështje”, theksoi ai.
Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Ukrainës, Oleksandr Merezhko, është një nga nënshkruesit e letrës drejtuar BE-së dhe SHBA-së, në të cilën kërkohet që të “mbajnë një qëndrim më kritik ndaj Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç”, për të cilin Joseph tha se nënshkrimi i tij ishte më i rëndësishmi.
Po keta Kurvat Serbe c´fare kane qe Mbeten duke Garizur kunder Kosoves??? Po Putanat e EU-s...dhe Amerikes pse nuk Ndihen??? @@Serbet jane ARMIKU i Kombit Shqipetare....dhe kane per te Mbetur...10% jane Neutral nga Serbet... Rama dhe Vucici ta fusin ne Sumet Oppen Ballcan..lol
Ky idjot injorant qe fatkeqesisht eshte perfaqesues i nje pjese te rendesishme te politikes serbe, ben sikur harron se Kosova dhe Ukraina jane dy raste totalisht te pa krahasueshme. Kosova, ne kohen e Mbreterise Serbo-Kroate dhe me vone deri ne 1960-ten, ka qene sipas kushtetutes Jugosllave territor i pushtuar dhe qe ne ate kohe ju dha statusi i Krahines autonome. Historikisht Kosova ka qene dhe banohet edhe sot nga nje shumica absolute shqiptare. Serbia nuk ka asnje te drejte juridike mbi ate territor, packa se organizon cdo vit perkujtime te betejes se Kosoves, te 1389-tes si nje fakt per pronesine a atij vendi, kur dihet me siguri absolute nga dokumentet historike osmane, se ajo beteje nuk ka qene midis serbeve dhe osmaneve, por ka qene nje beteje midis osmaneve dhe prijesve ballkanike, duke filluar nga serbet, shqiptaret, boshnjaket dhe te tjere. Vete historia e Gjon Kastriotit, qe ishte njeri prej pjesmarresve ne ate beteje, i cili u detyrua qe te dergoje 3 djemte e tij ne Edrene, perfshi me te voglin Gjergjin, si garanci qe nuk do ngrihej me kunder sulltanit eshte nje prove e pa diskutueshme qe hedh poshte tezen serbe per pronesine e Kosoves. Keto fakte historike nuk ju vijne per shtat politikaneve serbe dhe akademikeve te tyre qe kane mbi 110 vjet qe kerkojne te fallsifikojne historine per perfitime politike. Ironia eshte se akoma vazhdojne ta bejne kete gje edhe sot ne epoken e internetit, kur informacionet jane sheshit per kedo qe kerkon te informohet.