Milatoviç: Njohja e pavarësisë së Kosovës e anëtarësimi në NATO, çështje të kryera

6 Gusht 2023, 14:54Rajoni TEMA

Milatoviç: Njohja e pavarësisë së Kosovës e

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç tha se njohja e pavarësisë së Kosovës, anëtarësimi i vendit në NATO dhe sanksionet ndaj Rusisë si pjesë e politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Europian janë çështje të përfunduara.

“Ju e dini se ishte zoti Gjukanoviç ai që e futi çështjen e kishës në politikën e përditshme… Mendoj se tani politikanët në Mal të Zi janë fokusuar diku në temat që janë me rëndësi thelbësore për qytetarët, përkatësisht standardet ekonomike dhe të jetesës, sundimi i ligjit dhe integrimi europian.

Ndërsa ata na ndanë dhe fokusuan në ato ndarje, ajo që ndodhi ishte se një rreth i vogël njerëzish të lidhur me strukturën e mëparshme qeverisëse u pasuruan shumë, duke i frikësuar vazhdimisht njerëzit dhe duke promovuar gënjeshtra të ndryshme për këtë apo atë ndikim në Mal të Zi, që zgjati për kaq gjatë për autoritetet”, tha ai në një intervistë për RTV Sllovenia.

Milatoviç tha se mandatin e tij do t’ia dedikojë qëllimit për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian dhe se shpreson që të gjitha subjektet politike të tregojnë përgjegjësi në këtë drejtim.

2 Komente

  1. h
    hasani

    Merre mengadale zoti president e mos u dhjas para kohe. Ty te lumte goja por duhet te dish se ti je president i nje vendi aq te vogel sa nuk ngre asnje peshe ne marredheniet nderkombetare, aq sa nuk ta var kush asnjehere.

    Përgjigjjuni
    1. G
      Genti

      Mali i Zi i vogël apo jo është subjekt i së drejtës ndërkombëtare dhe si shtet ka rëndësi për Kosovën njohja padi Mali i Zi ka një votë si antar i organizatave ndërkombëtare si OKB, KIE, NATO, etj. etj. Vendeve ju numërohet vota në organizata ndërkombëtare dhe jo numri i popullsusë pasi plrballë Kinës dhe Indisë ç'do vend tjetër do ishte i papërfillshëm në ktë sens.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje