Ndryshimet kushtetuese në RMV, qeveria thirrje opozitës të mbështesë nismën

6 Gusht 2023, 12:42Rajoni TEMA

Ndryshimet kushtetuese në RMV, qeveria thirrje opozitës të

Qeveria në Maqedoninë e Veriut vazhdon të kërkojë mbështetjen e opozitës maqedonase për ndryshimet kushtetuese.

LSDM-ja i garanton VMRO-DPMNE-së se me dorëheqjet e ministrave të BDI-së, vendi i tyre në Qeveri është i sigurt. Si kusht kërkon miratimin e ndryshimeve kushtetuese.

Nga VMRO-DPMNE-ja përsërisin qëndrimin se çështja e ndryshimeve kushtetuese është mbyllur dhe se dorëheqjet e ministrave të BDI-së janë tentativë për t’i mbuluar aferat korruptive brenda partisë së Ali Ahmetit.

Ministri i Jashtëm në dorëheqje, Bujar Osmani përmes një videoje prononcimi shpjegoi përmbajtjen e dy pjesëve të Kornizës negociuese.

Sipas tij, Marrëveshja me Bullgarinë nuk ndodhet në pjesën speciale të kornizës, por në pjesën e përgjithshme mbi të cilën vendet anëtare të BE-së nuk votojnë. 

Qeveria në RMV ka në dispozicion më pak se dy javë për të marrë vesh nëse i ka ose jo 80 votat e nevojshme për ndryshimet kushtetuese. Seanca parlamentare është caktuar për 18 gusht.

Lini një Përgjigje