Deputeti serb: Nëse Radoijçiç mori pjesë në sulmin terrorist në Veri, është e qartë se Vuçiç qëndron prapa

26 Shtator 2023, 11:48Rajoni TEMA
Deputeti serb: Nëse Radoijçiç mori pjesë në sulmin

Deputeti i Partisë Demokratike në Serbi, Srdan Milivojeviç, ka thënë këtë të marte se  presidenti serb Aleksandër Vuçiç, do të duhet të japë dorëheqjen sepse, siç tha ai, “ka sakrifikuar rininë serbe në Kosovë në luftën njëditore mes tij dhe Albin Kurtit”.

Duke komentuar raportimet se në sulmin terrorist të së dielës ndaj Policisë së Kosovës, organizator ka qenë krimineli dhe terroristi, njëherit nënkryetari i Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve të Kosovës – Milan Radoijçiç, ka theksuar se pjesëmarrja e tij në sulmin terrorist nuk do të ishte befasi.

“Nëse Radojiçiç ka marrë pjesë në atë akt të çmendur, atëherë është plotësisht e qartë se pas gjithçkaje qëndron regjimi në Beograd i drejtuar nga Aleksandër Vuçiç. Po ta kishte organizuar Radoijçiç apo dikush tjetër pa pëlqimin dhe urdhrat e Beogradit, ai tashmë do të ishte arrestuar ose do të ishte fundi për Vuçiç-in”, ka pohuar, transmeton media opozitare sebe “Nova”.

Milivojeviç ka potencuar se tanimë është e konfirmuar se kreu i Serbisë është gjeneratori i konfliktit dhe shkaktari i problemeve.

“Pas luftës njëditore mes Vuçiç-it dhe Kurtit, Serbia humbi. A beson dikush më se Vuçiç është faktor paqeje në Serbi dhe në rajon?.

Është vërtetuar se Vuçiq është gjeneratori i konfliktit dhe shkaktari i problemit dhe nëse ka ndonjë moral do të duhej të jepte dorëheqjen sepse sakrifikoi serbët në Kosovë”, tha ai.

Të hënën mediumi boshnjak “Istraga.ba”, raportoi se nënkryetari i Listës Serbe, krimineli dhe terroristi, Milan Radojiçiç është plagosur të dielën në Veri, konkretisht në fshatin Banjskë të Zveçanit ku rreth 30 terroristë gjuajtën në drejtim të Policisë së Kosovës.

Në një audio-incizim që e ka publikuar ky medium, thuhet se kanë provuar disa herë ta kontaktojnë Radojiçiç-in, po kontakti me të ka qenë i pamundur.

“Fillimisht një person i panjohur i cili i është përgjigjur numrit të tij të telefonit ka thënë se nuk është Radojiçiç, ndërsa më pas i njëjti person ka pohuar se Radojiçiç është mirë”, raporton mediumi boshnjak.

Sipas këtij mediumi, Radojiçiç, i cili është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe është i dyshuar edhe për vrasjen e politikanit serb nga Kosova Oliver Ivanoviç, ndodhet në Serbi ku po trajtohet.

11 Komente

  1. S
    Shqiptari

    A ishte ky Radojcici qe fliste pergjimi i Kusari Liles apo ka ndonje tjeter me kete emer?. Ky eshte fiks si skenari i kodres se trimave ne Maqedonin e Veriut qe u futen ne kurh . Si dhe kujt i sherben ky skenar do te dali . Fatkeqesi qe ashtu si luftetaret ne Maqedonin e Veriut edhe ne Kosove jane shqiptaret qe e paguajne me jete.

    1. e
      emigranti

      Po tani cdo te thone negociatoret e njeanshem Borell e Lajcak, se perseri fajin e ka Albini ? Ka ardhur koha qe keta " negociatore " te zevendesohen me te tjere dhe 5 vendet qe mbeshtesin akoma Serbine, duke mos njohur Kosoven, te ndryshojne mendim, pasi te pakten ne mos deri tani, ne rastin e sulmit te fundit terrorist del qarte se kush eshte ne te vertete Vucic, nje vazhdues I politikes se Miloshevicit ( ish ministri i propogandes ne qeverine e drejtuar nga Miloshevici).

      1. C
        CIA

        Ne mos Mur Kinez, te pakten vezhgoni kufirin e Kosoves me Serbine me drone 24 H rresht. Merrni ndihme nga Izraeli, sesi ta beni kete pune!

        1. R
          RAIFI

          Meqenëse BE nuk po prononcohet përkundër faktit se u vran terroristet,dyshohet se serbët këtë sulm në policinë e Kosovës e bënë me lejen e tyre,për t'i bërë presion Kosovës ,por ja që nuk u doli planifikimi .Europa lidhur me shqiptarët është po ajo e para 100 viteve,dëshiron të ndihmon Serbinë dhe Greqinë me toka shqiptare.Përkhnder servilizmit të Shqipërisë ajo kurr nuk do të pranohet në Europë,kurr,mbane mendë.

          1. T
            Tirona

            ti o Raif je nje cope rrot kari prandaj rriji larg politikes

            1. R
              RAIFI

              Tirana atë që përmende qoja nënës sate le të bënë qef,sado pak.

          2. "
            "BOHOTINA"

            Gazetar i vertete, Bukur mire nj ze qe duhet ta degjoje dhe Europa...

            1. P
              Post

              Deshmi e paster e veprimtarise terroriste te serbeve ne cdo kohe dhe me cdo menyre kunder shqiptareve. Keto akte nuk jane ndalur kurrre, edhe ne kohen qe nuk eshte vepruar, jane bere planet per keto qe po i shohim sot. Kush mendon se serbet duan dialog ose jane idiote, ose jane tradhetare. Rama nje prej atyre qe promovonte dialogun me serbine nuk besoj se eshte aq idiot, eshte thjesht tradhetar dhe i etur per protagonizem.

              1. R
                Realisti

                Radojçiçi është krah i Albin Kurvit e Mimoza Kusarit; pra , ky është organizim i vetë Kurtit me Radojcicin. Sepse 30 vetë me mjete e armë nuk mund të kalonin pa u vënë re në kufi, por Kurti ishte në dijeni. Shumë shpejt do i dalë boja...

                1. H
                  Ha

                  Mos te ka nxjerre direkt rama nga breket ty hahahaaja

                  1. d
                    diversanti

                    hahahaa ti duhet te jesh i PeDerave te Saliut se vetem ata kane fantazi te shfrenuar

                  Lini një Përgjigje