Serbia nderon 4 terroristët e vrarë në Kosovë, shpall ditë zie të mërkurën

26 Shtator 2023, 10:47Rajoni TEMA
Serbia nderon 4 terroristët e vrarë në Kosovë, shpall

Qeveria e Serbisë e ka shpallur 27 shtatorin ditë zie për të nderuar katër terroristët e vrarë që e sulmuan Policinë e Kosovës, të dielën e 24 shtatorit.

“Qeveria e Serbisë kërkon nga të gjitha mediat dhe organizatorët e ngjarjeve publike që programin e tyre ta përshtatin ditën e zisë të mërkurën, më 27 shtator dhe në këtë mënyrë t’i respektojnë viktimat në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Me këtë vendim qeveria serbe, jo që nuk ka dënuar sulmet e terroristëve ndaj Policisë së Kosovës, por ka vendosur që t’i nderojë ata.

Ndërsa gjatë ditës, Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve të Kosovës, shpallën 3 ditë zie për terroristët e vrarë në Veri.

“Në mjediset serbe në territorin e Kosovës: do të anulohen të gjitha ngjarjet e argëtimit të organizuara nga organet dhe institucionet e vetëqeverisjes lokale, flamujt e Republikës së Serbisë në të gjitha institucionet do të ulen në gjysmështizë”, kanë shkruar ata.

 

4 Komente

  1. S
    Schopenhauer

    Tjetër rrugë nuk ka! Serbi e do me PLUMB ballit!

    1. P
      Pse kaq dashuri evropiane per terroristet serbe

      Si ka mundesi qe perendimi nuk reagon kur Vucici nderon terroristet? Kosoves nxituan ti vene sanksione kurse Serbine dhe pse del hapur qe ka organizuar sulm ushtarak nuk e sanksionon njeri.Kjo sjellje perverse e perendimit nuk shkon

      1. Roberto

        Turpi ne kurriz te Serbise dhe udheheqjes se saj. Askush nuk nderon terroristet. Duke nderuar ata Vucici le te kuptohet qe ata kane rene ne krye te detyres qe do te thote se kane qene te ngarkuar dhe te instruktuar per kete aksion.

        1. P
          Perpsrimi

          Kesaj i thone qe ShBA te mbante zi per Bin Landen Cfare tragjikomedie !

          Lini një Përgjigje