“Die Welt”: Perëndimi tepër i butë ndaj Vuçiqit, ndërsa Lajçaku ka dështuar dhe duhej shkarkuar me kohë

25 Shtator 2023, 19:58Rajoni TEMA
“Die Welt”: Perëndimi tepër i butë ndaj

Gazeta konservatore gjermane “Die Welt” shkruan në një koment se sulmi në veri të Kosovës tregon se perëndimi gjendet para një grumbulli me rrënoja. Brukseli më në fund duhet ta kuptojë se dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës ka dështuar. Kjo ka ndodhur për shkak të politikës destruktive të presidentit serb.

Lidhur me ngjarjet e fundit në Kosovë gazeta gjermane “Die Welt” ka botuar një koment të ashpër dhe me kërkesa të qarta ndaj BE-së dhe Serbisë. “A nuk po e sheh Perëndimi se çfarë është duke bërë vaki para derës së BE-së? A nuk po e vërejnë europianët se për presidentin e Rusisë Vlladimir Putin është punë e lehtë që atmosferën shpërthyese në Kosovë ta nxisë edhe më shumë me ndihmën e Serbisë si vend kandidat për BE dhe kështu, në rastin më të keq, ta fundos sërish në luftë mbarë Ballkanin?”

Sipas “Die Welt” kjo për Perëndimin do të ishte – krahas luftës në Ukrainë – një katastrofë tjetër që i shkon në dobi Moskës. “Është e hidhur të shohësh se si europianët – si më parë në Siri dhe Libi – edhe në rastin e Kosovës po dështojnë strategjikisht dhe politika europiane gjendet faktikisht para një grumbulli me rrënoja”. Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, e formuluar nën drejtimin gjermano-francez, sipas gazetës gjermane, nuk ka vlerë. Bisedimet mes palëve nën drejtimin e Brukselit nuk janë sjellë asgjë prej vitesh. “Mirosllav Lajçaku, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialog mes Beogradit dhe Prishtinës, ka dështuar dhe moti është dashur të shkarkohet”, nënvizon “Die Welt”.

“Edhe sa dëshiron Washingtoni ta këqyr këtë situatë? A po e vëren edhe presidenti i SHBA-ve Joe Biden rrezikun e përhapjes së zjarrit?”, pyet kjo e përditshme. “Mes qeverive të Kosovës dhe Serbisë nuk ka më besim. Ky është një problem i madh. Sigurisht edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka bërë gabime, ta zëmë duke i instaluar kryetarët shqiptarë në komunat në veri të Kosovës. 

Por arsyeja e vërtetë e tensioneve është politika destruktive e Vuçiqit. Ishin huliganët kriminelë serbë të futbollit që në pranverë sulmuan ushtarët e NATO-s dhe i lënduan rëndë. Ishte Vuçiqi i cili e dërgoi ushtrinë në kufirin kosovar dhe i tërhoqi zyrtarët serbë nga policia kosovare. Frika nga radikalizimi i mëtejshëm i Serbisë, por edhe nga një aleancë edhe më e ngushtë mes Beogradit dhe Moskës po e bën Perëndimin të tregohet shumë i butë ndaj Vuçiqit. Ky është një gabim trashanik”.

Përgatiti: E.R.

16 Komente

  1. t
    tpc

    Lajcak eshte nje bastard ne sherbim te Ruseve. Ka mbaruar master per international relations ne Moscow State Institute of International Relations. Eshte vendosur ne rolin e mediatorit me qellim per te mborjtur interesat e Serbise. Franaca dhe Gjermania jane fajtoret kryesore per kete gje.

    1. p
      pjeter

      Ai bashke me Borrell nuk jane ne sherbim te Rusise, por thjeshte cojne perpara intereset e vendeve te tyre Sllovaki e Spanje, dhe e gjithe kjo, behet nen emrin e BE-se!!!

      1. B
        Baca-Bajram

        Shume drejt e ke than, por mos harro ma te rendsishmen, Lajcal ka marr dhe Urdherin e Yllit te Jugosllavis... Pra si mund te jet negociator nje njeri kaq i njeanshem... Kete vetem Kurva Plake, Europa mund t'a shpjegoj. Serbet provokojn ne nje menyre kaq te hapur dhe fajin e kane Shqiptaret e Kosoves...Asnjeri nga udheheqesit Europian s'i ka kerkuar Vucicit te demaskoj sulmin ne Veri te Kosoves dhe te distancoj qeverin Serba nga veprime te tilla terroriste... Vucici i mban ne spital at terroristat e plagosur dhe s'eshte cudi qe nje dite ne te ardhmen t'i shpalli dhe deshmor e t'i dekoroj me Urdhering e Yllit te Jugosllavise...

      2. V
        Vaj medet, vaj pa det

        Çfare mund te presesh nga nje ish-komunist sllovak. Ka qene anetar i Partise Komuniste te Çekosllovakise nga viti 1983 ne 1990. Ka studjuar per marrdhenie nderkombetare ne Moske! Nejse, kjo eshte BE-ja ku duam te integrohemi: Lajçake me shkolle Moske dhe eurodeputete greke qe fusin dollaret e sheikeve nen sytjena.

        1. K
          Kosovari

          Ku jeni ore komentues Shqiptar ,pse s'po e shani Die Welt-in se po e kritikon Lajçakun.Se kur e kritikon Kurti , thoni Al-Albini e gjithe fjalet me poshteruse qe ju vjen ne mend

          1. T
            The Republic islamic of kosovo

            Kosovari@ shko ne xhami ngre bythen perpjete se te vajti ora

            1. j
              janullatos terroristi ne fronin e K.A Shqiptare !

              The Republika e Sat'eme , Kishat Greko Serbe _ Cerdhet e kultivimit te Terroristeve ,bazat e Terrorit ne Ballkan dhe kjo jovetem sot , por ne shekuj prandaj Europa duhet ti denoj si Baza te Terrorizmit ne Ballkan

          2. P
            Politike turpruese

            Blinken me emisaret karagjoz Eskobar etj. ka deshtuar gjithashtu, turp qe keta njerez po bejne lojen e Putinit me sherbertorin e ruseve Vucic, eshte politike qorre apo me dashje? Turp i madh.

            1. T
              Tina

              Edi Rama foli diku nga dreka për aktet terroriste që miku i tij i ngushtë, Aleksandër Vuçiç, ideoi dhe urdhëroi sot në veriun e Kosovës. Foli në momentin kur nuk dihej si do të përfundonte beteja mes terroristëve të Aleksandër Vuçiç dhe forcave të policisë së Kosovës! Më pas nuk u ndje më! Të paktën të thoshte ndonjë fjalë të mirë dhe inkurajuese për policët profesionistë, trima e heronj të Kosovës! Por ndërsa të gjithë shqiptarëve që kanë ndjekur ngjarjet u janë mbushur sytë me lot hidhërimi për policin e ndjerë dhe lot gëzimi për suksesin e policisë së Kosovës, kryeministri i Shqipërisë, sipas deklaratës së tij, shqetësohet për përhapjen e konfliktit. Në Kosovë derdhet gjak shqiptari dhe ky na thotë “Nëse komuniteti euroatlantik nuk ndërhy, atëherë konfliktit të të përfshijë gjithë rajonin”! Kjo është një e pavërtetë e madhe! Policia profesioniste dhe patriote e Kosovës edhe e vetme ka aftësinë që konfliktin që ndizet në veri ta izolojë dhe ta dëbojë prej aty! Dialogun e mbylli sot Kosova në Zveçan! Po nuk ndalet me kaq kryeministri ynë me futnotë për Kosovën. Kërkon një konferencë ndërkombëtare për zgjidhjen e konfliktit midis Kosovës e Serbisë! Konferencë ndërkombëtare?! Për çfarë?! Cilin konflikt do të zgjidhë kjo konferencë?! Kosova është në të drejtën e saj ta mbrojë territorin e saj nga terroristët e presidentit serb dhe të Alakesandër Vulin. Këtë e theksoi sot gjithashtu ambasadori amerikan në Kosovë, Hovenier! Atëherë kjo konferenca e Edit çfarë roli mund të ketë?! Thotë t’i detyrojë palët të ulen e madje të mos lejohen të dalin nga kështjella pa e zgjidhur këtë konflikt. Çfarë kuptimi ka kjo? Kuptimi i vetëm është që të detyrohet Albin Kurti të bëjë kompromise me territore ndaj Serbisë. Serbia dërgon forcat e saj speciale e terroriste dhe vret policë në Kosovë, ndërsa Rama kërkon jo dënimin e këtij akti barabar, por një konferencë ndërkombëtare, ku Albin Kurti të shkojë aty si humbës! Shkurt Edi Rama po vazhdon me mjete të tjera misionin që ka marrë në vitin 2016 gjatë vizitës dhe takimit të tij me Aleksandër Vuçiç në Nish, ndarjen e Kosovës. Sipas tij, “Meqenëse në veri po ka vazhdimisht akte destabilizuese, atëherë në një konferencë ndërkombëtare palët duhet të merren vesh se çfarë do të bëjnë me këtë pjesë të territorit”! Shkurt kryeministri i Shqipërisë dëshiron ta rikthejë Kosovën në fazën e para-pavarësisë. Të diskutohet sërishmi statusi i saj, ose ndarja e saj! Më saktë, të merret një vendim i ri. Të zhbëhet pavarësia e njohur nga më shumë se 100 shtete të botës! Të nisë procesi nga e para. Dhe në fund të realizohet projekti i Serbisë së Madhe, së cilës do të duhet t’i jepen pasuritë e Kosovës! Albin Kurti e ka kuptuar dredhinë e Edi Ramës. Prandaj dhe e ka refuzuar paternalizmin e tij. Si një paternalizëm shtesë pro-Serbisë. Për Albin Kurtin janë të mjaftueshëm shtojcat e politikës serbe në Bruksel me emrat Joseph Borrell dhe Miroslav Lajçak! Nëse i shtohet kësa shtojce edhe ndonjë rol i Edi Ramës apo presidentit të BE-së, Michel, atëherë bëhet shumë. Albin Kurti ka vendosur ta çarmatosë çdo argument të Aleksandër Vuçiç, Borrel e Lajçak e Rama për të ndarë Kosovën ose për të themeluar një Asosacion të Komunave me Shumicë Serbe. Sot dha një goditje vendimtare, por jo të fundit. Sot Kosova e fitoi një betejë shumë të rëndësishme me Serbinë. Por nuk dihet se çfarë do të vijë nesër! Por asgjësimi ose arrestimi i bandës terroriste të Beogradit në përbërje të së cilës ishin 30 terroristë të armatosur, i dha një goditje të rëndë jo vetëm përpjekjeve serbe për desatbilizim, por edhe projekteve që ka hartuar presidenti i Serbisë në bashkëpunim me kryeministrin e Shqipërisë kundër Kosovës! Fitorja mbi terroristët sot i dha përfundismisht edhe zotit Borrell provën që vazhdimisht ai ka kërkuar sa i përket implikimit të Serbisë në destabilizimin e Kosovës. Borrell, qoftë dhe për të shpëtuar pak integritet për veten e tij, duhet që nesër tu kërkojë kolegëve të tij që po nesër të hiqen masat kundër Kosovës! Tashmë ai e ka provën se ngjarjet e kaluara në veri nuk janë të Kosovës, por të Serbisë! Suksesi i sotëm i dha provën për të drejtën që pati deputetja britanike, të cilën Vuçiç e akuzoi se “paguhet nga lobet shqiptare”! Kështu që suksesi i sotëm nxjerr nga axhenda diskutimin për asosacionin e Komunave Serbe në Kosovë, sepse asosacion nën kërcinimin terrorist nuk ka dhënë kurrë as Borrell në Spanjë, as Lajçak në Sllovaki! Nuk ka e nuk do të ketë asosacion të serbëve në Kosovë. Ndërsa ndarja e Kosovës as që mund të vijë ndonjëherë në vëmendje të ndokujt. Nga dita e sotme qeveria, komunat në veri si dhe policia e Kosovës kanë të drejtën legjitime ta krehin gjithë zonën dhe të arrestojnë ose të dëbojnë të gjithë serbët e Beogradit, me zyra ose pa zyra aty. Madje edhe zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme në këto komuna do të realizohet vetëm kur këtë ta kërkojë 20 përqind e elektoratit! Konferencë jo! Po më duket se është ngushtuar dhe arsyeja për dialog. Megjithatë në dialog prej sot Albin Kurti do të jetë superior. Superior në legjitimitet, superior në të drejtën e shtetit të tij, superior në të drejtën ndërkombëtare, superior në gjithçka! Nuk do të mund të ketë më presion për kompromise. Kompromiset morën fund me përdorimin e armëve dhe të forcës nga ana e Beogradit në dhunim të shtetësisë dhe integritetit territorial të Kosovës. Konferenca Ndërkombëtare mbaroi sot punimet në Zveçan. Ndjesë që dëshira jote eDrama mbetet vetëm një ëndërr.

              1. V
                Vuçiçi alias Vu-shurra

                Mos ka ngatërroni mbiemrin, nuk e ka Vuçiq, por Vuçiç. Mbiemrat serbë mbarojnë me çiç, viç, dhe iç. Janë një popull zerosh me pak fjalë, të gjithë një prerje, një kallëp. Kanë ndryshuar mbiemrat e tyre për t'u dukur njësoj të gjithë. Popull leshi.

                1. H
                  Ho ho

                  E paska korruptuar Albini kte gazeten .

                  1. R
                    Real

                    Moj europe moj kurva e motit dhe vazhdon avazi tesh 100 e ca vite bash ashtu siq e ka pershkru ne ate kohe i pavdekshmi At Gergj Fishta.

                    1. T
                      The Republic islamic of kosovo

                      Tpc@ tope kari .organizatori kryesor ne kete ngjarje eshte kryeqafiri islamik al-bin turku.

                      1. a
                        amerikanino

                        Lajcaku eshte Golja i amerikaneve, me sakte i administrates Biden. Ka deshtuar pra politika pro-Serbe e kesaj administrate, si me pro-Serbe e gjithe historise amerikane.

                        1. V
                          Virusi

                          Kjo ngjarje eshte pike kthese ne qendrimin ndaj serbise. Evropa, po dhe shqiptaret do kuptojne realitetin dhe do reagojne Vucic do shikohet ndryshe nga perendimi..Veriu i kosoves do pastrohet nga terroristet.

                          1. P
                            Perparimi

                            Lajcak eshte, shkurt fare, agjent i korruptuar nga Rusia qe ne shkolle kurka marre diplomen dhe ,natyrisht edhe nga Beogradi.Zgjohu BE !Sa nuk eshte vone...

                            Lini një Përgjigje