
Vajza e policit Afrim Bunjaku, ka mbajtur një fjalim për të atin, gjatë mbledhjes përkujtimore për policin që mbeti i vrarë në veri.
Arbenita Bunjaku tha se ndjehet krenare për heroizmin e babait të saj.
“Heroi im, babi im, sa vështirë e kam të shkruaj për ty babi. Para kohe mbeta jetime, ikja jote na la plagë të madhe në zemrat tona. Nuk e di si të jetoj pa ty.
Hyra brenda në shtëpi dhe nuk të pash, është shumë e rëndë për mua. Të gjitha na i mësove por asnjëherë sesi të jetojmë pa ty. Flijove jetën për liri për këtë vend që ne dhe Kosova të gjithë të jemi krenarë me ty dhe heroizmin tënd.
Të premtoj që do të jem gjithmonë krenare me ty dhe do të ndjekim gjithmonë rrugën tënde. Me mall dhe dhimbje do të përkujtojmë gjithmonë”, tha mes tjerash vajza e policit të ndjerë.
Kujtojmë se një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra dhe 3 u plagosën në përleshjet me një grup të armatosur në veri të vendit.
Rreshteri Bunjaku u vra në pritën që grupi i armatosur kishte zënë herët në mëngjes në hyrje të fshatit Banjskës në Zveçan. Gjatë shkëmbimit të zjarrit u plagosën edhe 2 policë të tjerë.
Ngushellime Familjareve per baban tuaj qe beri detyren e tij ndaj Atdheut te tij , duke ren Deshmore e ju bashkuar lart ne qiellin Kosovare , me yjet e tjera te Heronjeve Kosovare .