
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla në një deklaratë për mediat tha se brenda makinës së sulmuesve serbë janë gjetur harta e plane që tregojnë organizimin e mirëmenduar të terroristëve.
"Në vetura janë gjetur harta e plane që tregojnë për organizmin e gjatë dhe të mirëmenduara. Kemi të bëjmë me organizmin terrorist të urdhëruar direkt nga Beogradi. Ai është nënkryetar i listës serbë.
Harta e këtij plani është më e qartë se kurrë. Edhe disa nga pjesëtarët e këtij grupi terrorist që janë identifikuar.
I gjithë ky armatim i sekuestruar ka qenë pjesë e operacionit të djeshëm. Ka pasur një plan të përfshirjes së qindra personave të përfshirë në plan", - tha Sveçla.
Lini një Përgjigje