Ivica Daçiç: Albin Kurti po provokon luftë dhe ndërkombëtarët po e mbështesin

25 Shtator 2023, 10:15Rajoni TEMA
Ivica Daçiç: Albin Kurti po provokon luftë dhe

Albin Kurti po përkrahet nga perëndimi në dëshirën e tij për të provokuar luftë, ka thënë Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç.

Ai, në një intervistë për televizionin serb Prva, deklaroi se “ata që përkrahën agresionin ndaj Serbisë në vitin 1999 vazhdojnë politikën e tyre dhe mbështesin kryeministrin e Kosovës dëshira e të cilit është të provokojë luftë”.

Reagimi i Daçiç vjen pas zhvillimeve të së dielës në Veri ku u sulmua dhe vra një polic i Kosovës nga grupe terroriste të lidhura me shtetin serb dhe rus.

Më pas Policia e Kosovës në një aksion la të vdekur tre terroristë, arrestojë gjashtë veta dhe u lënduan disa të tjerë.

Daçiç, njëjtë si partneri i tij i koalicionit, presidenti serb, Aleksandër Vu֛çiç, u ankua se po sulmohen serbët dhe kjo po bëhet nën llupën e bashkësisë ndërkombëtare.

“Bashkësia ndërkombëtare praktikisht lejon që të ndodhin konflikte në Kosovë dhe kujtoi se kështu ka qenë edhe kur kryetarët shqiptarë kanë hyrë në zyrat komunale në veri të Kosovës”, tha ai, duke folur për katër kryetarët në katër komunat me shumicë serbe, të cilët fituan pasi qytetarët serbë nuk dolën në zgjedhje.

Edhe ai, njëjtë si Vuçiç, provoi ta portretizojë situatën si një revoltë e serbëve të Kosovës, duke dashur të dëshmojë kështu mos-përfshirjen e shteti serb në aksionin kundër Policisë së Kosovës.

“Populli serb ka të drejtë të mbrohet dhe të shprehë vullnetin e tij politik”, tha ai.

4 Komente

  1. k
    koment

    Lesh Lesh. Albin Kurti ju bie hakut juve. Fare e keqe.

    1. c
      ceereeeeee ! haaaaaa haaaaaaa haaaaaaa

      ky e ka me shume se askush te nevojeshme nji kontroll ke Psikiatri

      1. P
        Panda

        Ik ore muti i Milošević-it!

        1. p
          pjeter

          Ja edhe ky by...i i Milloshit!!! Nderkombetaret sylesha ku jane?? Ku eshte ambasadori Hill?? Si i duket Serbia i ka bere detyrat apo jo?!

          Lini një Përgjigje