Deputeti gjerman i përgjigjet Vuçiçit: Vrasja e njerëzve është krim i tmerrshëm

25 Shtator 2023, 09:52Rajoni TEMA

Deputeti gjerman i përgjigjet Vuçiçit: Vrasja e njerëzve

Ish-ministri gjerman për Evropë, Michael Roth i është kundërpërgjigjur presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pasi ky i fundit e përmendi në konferencën e tij për media ku foli për grupin terrorist që kreu sulme në Kosovë dhe ku mbeti i vrarë një polic, si dhe u plagosën dy të tjerë.

“I dashur president Vuçiç! Të vrasësh njerëz është krim i tmerrshëm. S’ka rëndësi për mua se prej nga vijnë viktimat dhe kryerësit e veprës.

S’më interesojnë nacionalitetet dhe etnitë fare. Së bashku kosovarët dhe serbët meritojnë të jetojnë në paqe, siguri, dinjitet dhe kufij të sigurt”, ka shkruar Roth në përgjigjen e tij ndaj presidentit serb.


Vuçiç, në konferencën për media komentoi deklaratën e deputetit gjerman, i cili tha se bandat serbe me mbështetje direkte nga Beogradi ka shumë gjasë që të jenë përgjegjëse përsëri për vrasjen e policit kosovar.

“Keni mundur të dëgjoni sot se gjithçka erdhi nga Beogradi, se Serbia e bëri gjithë këtë dhe kjo flet mjaft çfarë qëllime kanë nga Roth (deputeti gjerman)  deri te Fhelinger që bëri thirrje për bombardim të Beogradit”, deklaroi Vuçiç.

Lini një Përgjigje