
Ngjarja e rëndë e një dite më parë në Kosovë është pasqyruar pothuajse në të gjitha mediat, përfshirë edhe ato serbe.
Nga disa prej mediave serbe, Policia e Kosovës konsiderohet terroristë, ndërsa kryeministrin Albin Kurti, fajtor për vrasjet në veri.
“Terroristët e Kurtit vrasin serbët”, ka shkruar media serbe “Alo”, ndërsa media tjetër “Informer” ka shkruar “Gjaku është në duart e Kurtit”.
Analisti boshnjak dhe pedagogu i Universitetit të Vjenës, Vedran Xhihiç në rrjetin e tij social ka publikuar disa prej titujve të mediave.
“Dita e parë pas sulmit nga grupi i armatosur serb në veri të Kosovës në mediat tabloide serbe. Mirë se vini në universin paralel propagandistik të regjimit në Serbi”, ka shkruar Xhihiç.
Nga ana tjetër, edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka bërë fajtor Kurtin për ngjarjet dhe tensionet Kosovë-Serbi.
“Albin Kurti është fajtori i vetëm. Albin Kurti është ai që dëshiron konflikt dhe luftë. Ai dëshiron të na fusë në luftë me NATO-n”, ka thënë Vuçiç.
Ndërsa është pyetur se “nga ku i kishin siguruar uniformat sulmuesit” të cilët kanë sulmuar policinë e Kosovës, gjatë ditës së diel në veri të Kosovës, ai është përgjigjur: “Këto nuk janë uniforma të Ushtrisë së Republikës së Serbisë apo të Policisë së Republikës së Serbisë. Uniformat mund të blihen kudo në treg, nuk ka armë që nuk mund të gjenden askund”.
Tag eins nach dem Angriff der bewaffneten Gruppe der Serben im Norden des #Kosovo in serbischen Boulevardmedien:
— Vedran Dzihic (@vedrandzihic) September 25, 2023
„Terroristen von Kurti töten Serben.“
„Blut klebt an den Händen von Kurti.“
Etc.
Willkommen im Propaganda-Paralleluniversum des Regimes in #Serbien. pic.twitter.com/Ln1676oliS
Kjo propagande tregon se Gebelsi i Milloshevicit, Vucic Putini po pergatitet per nje "operacion special" ne veri te Kosoves.
Le ta filloje "operacionin special" qe ta haje ate te gjatin me gunga ne prapanice. Keta katunaret e Europes, sic quhen serbet shpesh neper Europe, harrojne se nuk jane Rusia, qe m.gj.a nuk po mund dot nje shtet me te vogel si Ukraina. Serbia ka mbi 100 vjet qe u bie ne qafe shqiptareve. Do benin gabimin me te madh ne se do fillonin nje "operacion special" ne Kosove, pasi do shenonte fillimin e shkaterrimit total te shtetit fashist serb.
ky sulm ishte testi i pare per kosoven dhe fatkeqesisht duhet te priten te tjere sulme, por me sa u pa serbise nuk i doli llogarija e bere me perpara dhe e din mire se heren tjeter do ta paguaj shum me shtrenjte se kete here ,RRESPEKT PER POLICINE E KOSOVES QE U PERBALLEN DJE TRIMERISH ME KETO HIJENA DHE NGUSHELLIME PER HUMBJEN E NJE VELLAU NE PERPJEKJE PER LIRIN E VENDIT TONE
Përfundimisht di të thojë kush sa Kacifë lanë leshtë te ai manastiri ???
Bota duhet te izoloje menjiher kte Virus Serb brenda kufijve te vet dhe kuroje ,sepse perbejn nji rrezik serioze per mbare Shoqerine Njerezore