Sveçla i prerë me Serbinë: Dorëzoni terroristët, gjetëm dokumente të kriminelit "non grata"

25 Shtator 2023, 15:30Rajoni TEMA

Sveçla i prerë me Serbinë: Dorëzoni terroristët,

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka kërkuar që Serbia të dorëzojë terroristët që mundën të largohen në Serbi nga Kosova.  

Në një deklaratë për mediat ai ka dhënë detaje të rëndësishme rreth dokumenteve, hartave dhe planeve të gjetura tek ata që ai i quan terroristë. Gjithashtu u shpreh se janë gjetur dhe dokumente të kriminelit në listën e zezë të SHBA-së.

" Çdo pjestar i grupit që arriti në Serbi kërkojmë të dorëzohet nga Serbia. Në vetura janë gjetur harta e plane që janë dëshmi se nuk kemi të bëjmë me grupe lokale, por me organizim terrorist të udhëhequr nga Beogradi.

Nuk ka asgjë të bëjë me një organizim të shpejtë. Kemi gjetur dokumente të kriminelit në listën e zezë të SHBA-së. Është dhe lista me armët të cilat ai i posedon.

Dokumenti origjinal do të shikohet nga të gjithë. Është nënkryetar i listës serbe që nuk ndërmerr hap pa koordinim të Vuçiçit. Ka pasur plan të qindra personave për destabilizim të Kosovës. Serbia po shfrytëzon armët dhe kriminelët”, tha ai. 

 

2 Komente

  1. S
    Shkodrani

    Tashti besoj se shumekush duhet te terheqe ofendimet dhe ti kerkoje falje Albinit.

    1. j
      janulles me rrocke bythes

      gati plumbin o Xhelal ! Bejuni mjehere vrime ne koke pastaj thirruni te dorezohen shkijet !Ndryshe nuk marin vesh

      Lini një Përgjigje