Sulmi në veri të Kosovës, Hila: Keq e ka Vuçiç, fitore në terren për Kosovën

25 Shtator 2023, 16:18Rajoni TEMA

Sulmi në veri të Kosovës, Hila: Keq e ka Vuçiç,

Analisti Dritan Hila se ngjarja e rëndë e ndodhur 1 ditë më parë në Kosovës me vrasjen e një polici shqiptar, është në radhë të parë në dëm të presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç.

Sipas tij, policia e Kosovës vrau tre nga sulmuesit serbë pas vrasjes së policit shqiptar, duke reaguar në mënyrën e duhur.


“Mendoj se keq e ka Vuçiç në këto momente. Atij i ka ndodhur vrasja e tre vetave, është një thyeje e madhe në psikologjinë serbe që ish-druvarët e dikurshëm ndahen me rezultatin 3-1.

Policia e Kosovës ka reaguar dhe ka marrë një fitore në terren. Nuk mendoj që është një moment i keq për shqiptarët, është një moment i mirë për policinë e Kosovës, sidomos kur gjithçka ka ndodhur në syrin e EULEX”, tha Hila në një intervistë për Euronews Albania .

1 Komente

  1. Z
    Zeqo Pilafi

    Vetëm kështu mund të flasë një pinjoll i lindjes komuniste siç është Hila, të cilit duket sikur më shumë i dhëmb vështirësia e pozicionit politik aktual i Vuçiçit sesa dhimbja e familjarëve të policit të vrarë pa pikën e fajit. Tema, shmangeni këtë bajgë komuniste filoruse nga faqja juaj e gazetës, le të shkojë tek 'Dita', atje e ka vëndin.

    Lini një Përgjigje