Lista Serbe reagon pas sulmit terrorist në Kosovë: Të vendoset KFOR dhe EULEX në veri që të frenohet Kurti

25 Shtator 2023, 17:55Rajoni TEMA
Lista Serbe reagon pas sulmit terrorist në Kosovë: Të vendoset

Partia më e madhe e serbëve të Kosovës, Lista Serbe ka reaguar një ditë pas sulmit terrorist në veri të Kosovës, duke fajësuar kryeministrin Albin Kurti.

Në reagimin e Listës Serbe, parti që për nënkryetar ka kriminelin e sanksionuar nga SHBA, Milan Radojiçiç, kërkon vendosjen e KFOR-it dhe EULEX-it në veri të Kosovës.

Kjo parti ekstremiste serbe pretendon se dy prej terroristëve që sulmuan dhe vranë një polic shqiptar, janë ekzekutuar edhe pse ishin dorëzuar.

“Po ashtu, themi se do të kërkojmë hetim për vrasjen e së paku dy serbëve të vrarë gjakftohtë edhe pse janë dorëzuar. E pyesim bashkësinë ndërkombëtare pse EULEX-i nuk mori pjesë në operacion, por vetëm policia e Kurtit?”, thuhet në reagim.

Në fund, në këtë reagim, Lista Serbe kanë thënë se “kanë kërkuar me herë të panumërta që KFOR-i të ngrejë forcat e veta për të parandaluar dhe për ta frenuar Kurtin”, por, sipas saj, ka qenë e kotë.

“Fatkeqësisht, ndodhi ajo që dëshiroi Kurti”, thuhet në reagim.

5 Komente

  1. V
    Vjosa me albinin do ti fusin zjarrin kosoves

    Ky eshte ai shefi qe ministra te Albinit benin pazaret per te vjedhur, 1 ne tre kosovar jane spijun te serbis Why is next

    1. p
      pjeter

      P...n e motres tate!Fashistet e mutit! Doni lufte?! Kete u kerkon Putin?! Skeni faj ju, kur nuk i zhduken te gjithe bastardet die nje nga nje!!

      1. k
        koso

        Rradhen e keni juve

        1. P
          Pirdhni se liroheni.

          Jo Lista serbe , por Lista kriminale!

          1. I
            Interesante

            Çudi, Lista Serbe paska te njejtin propozim si Meroja dje. Ku e njom valle penen ky Meroja?

            Lini një Përgjigje