Deputetja britanike deklaroi se armët kontrabandohen nga Serbia drejt Kosovës me ambulancë, vjen reagimi i KFOR

5 Korrik 2023, 09:59Rajoni TEMA

Deputetja britanike deklaroi se armët kontrabandohen nga Serbia drejt

Misioni i KFOR-it ka dalë me një shpjegim pas deklaratave të deputetes britanike, Alicia Kearns, e cila ka thënë se ka armë që po kontrabandohen nga Serbia në Kosovë përmes autoambulancave dhe po shkarkohen në kishat ortodokse.


KFOR thotë se “ngjarja e përmendur nga deputetja britanike i referohet vitit 2022 kur Batalioni Mbretëror Fusilier u angazhua në veri të Kosovës në mbështetje të misionit të KFOR-it”.

Më tej ata bëjnë me dije se rasti ishte raportuar në Shtab.

“Prezenca e supozuar e armëve ilegale është raportuar në Shtabin e KFOR-it, por pas hetimeve të mëtejshme për të gjetur konfirmimin e kësaj, nuk ka dalë asnjë provë për atë që është raportuar”, thekson KFOR- për gazetën Express.


Misioni ushtarak i NATO-s thotë se “nuk ka asnjë dëshmi edhe në lidhje me kontrabandën e supozuar të kryer përmes vijës kufitare administrative ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kishat ortodokse me autoambulanca”.

Sipas KFOR, për çështjen e kontrabandës është përgjegjëse Policia e Kosovës.

“Për një informim të plotë, ky lloj aktiviteti i takon sundimit të ligjit, që është nën përgjegjësinë e Organizatave të Sigurisë së Kosovës”, theksojnë ata.


Deputetja britanike, duke ngritur shqetësimet për sigurinë përsituatën në verit të Kosovës, tha se për këtë edhe qeveria britanike është në dijeni.

“Qeveria është e vetëdijshme, me Fusilierët [regjiment ushtarak britanik] që sapo janë kthyer nga shërbimi në KFOR, se ka armë që kontrabandohen përtej kufirit nga Serbia në kishat ortodokse me ambulanca.

Kur trupat tona vihen në dijeni për këtë dhe përpiqen të marrin leje për të shkuar dhe për t’i marrë ato, lejet zgjasin shumë. Deri në momentin që ka leje – të papritura – një ambulancë veçse ka shkuar në kishë dhe ka shkarkuar përsëri të gjitha armët”, ka thënë ajo.

2 Komente

  1. D
    DR

    Po Policise te Kosovës i eshte kerkuar te tërhiqet... Policet e Kosovës u rrembyen diten me diell duke ruajtur kufirin per kontrabande armesh edhe nuk e vuri asnjeri ujin ne zjarr as sa per nje konference shtypi... Me vërte Albini e ka menderosur po po duket perdite e me shume se ska pasur rrugedalje...

    Përgjigjjuni
    1. e
      emigranti

      Vete KFOR - i duket kontradiktor ne theniet e tij, pasi nga nje ane thote se nuk kane ardhur arme nga Serbia dhe nga ana tjeter thoteo se kjo eshte detyre e policise se Kosoves, nderkohe qe policia kosovare duhet te marre leje tek KFOR - i per te vepruar.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje