S'ndalen ndëshkimet: Gjermania merr vendim, zvogëlon bashkëpunimin me Kosovën në siguri

4 Korrik 2023, 17:06Rajoni Leonitë Demaku

 

S'ndalen ndëshkimet: Gjermania merr vendim, zvogëlon

 


Qeveria Gjermane ka konfirmuar se ka vendosur të zvogëlojë bashkëpunimin me Kosovën, duke përfshirë sektorin e sigurisë, pas dështimit të Qeverisë së Kosovës për të deeskaluar situatën në veri. Një vendim i tillë, vjen në linjë me qëndrimin e Bashkimit Evropian, rrjedhimisht, 27 vendeve anëtare të tij.

Ambasada Gjermane në Kosovë ka konfirmuar për Nacionalen se ka vendosur ta zvogëlojë bashkëpunimin me Kosovën – përkohësisht.

“...lidhur me këtë BE-ja paralajmëroi masa për kufizimin e bashkëpunimit me Kosovën në fusha të ndryshme në rast se qeveria e Kosovës nuk do të merrte masat përkatëse për deeskalim. Në përputhje me këto politika, edhe Qeveria gjermane ka vendosur të zvogëlojë përkohësisht bashkëpunimin me Kosovën, duke përfshirë edhe sektorin e sigurisë.” – thuhet në përgjigjen e tyre.

Të gjitha projektet e anuluara, Ambasada Gjermane i ka thënë Nacionales se mund të fillohen, pas deeskalimit në veri dhe “masave të nevojshme” për ta qetësuar situatën atje.

“Megjithatë, të gjitha këto projekte mund të rifillohen në çdo kohë. Kjo kërkon zbatimin urgjent të masave të nevojshme për deskalimin e situatës në komunat veriore. Gjermania mbështet në mënyrë eksplicite përpjekjet e BE-së, punën e Përfaqësuesit Special të BE-së Lajçak, si dhe Dialogun e lehtësuar nga BE-ja.” – është thënë tutje në përgjigjen e tyre.

Ndërkohë, portali “Vëzhguesi” ka raportuar se si pjesë e këtyre masave, disa oficerëve të FSK-së që parashihej të mbanin trajnime në Gjermani, të njëjtat u janë anuluar. Nacionale nuk ka marrë përgjigje për një gjë të tillë.


Betimet e kryetarëve / E konfirmuar: BE përgatit masa financiare e politike ndaj Kosovës me efekt të menjëhershëm
Masat po zbatohen
Gjatë ditës së sotme, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano i ka thënë Nacionales se masat e BE-së ndaj Kosovës, tashmë po zbatohen.

Ai ka përmendur thirrjen e 27 vendeve anëtare të BE-së se në rast të deeskalimit të situatës, “do të ketë pasoja negative”.

“Më 3 qershor, 27 shtetet anëtare të BE-së i bënë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ndërmarrin masa të menjëhershme dhe të pakushtëzuara për të de-përshkallëzuar situatën në veri të Kosovës, ose ndryshe do të përballen me pasoja negative.” – u shpreh ai.

Tutje, Stano i tha Nacionales si vijon:

“Për shkak të mungesës së veprimeve vendimtare de-përshkallëzuese nga Kosova, BE-ja tashmë po zbaton masa në lidhje me Kosovën. Ato do të kthehen mbrapsht sapo Kosova të bëjë pjesën e saj.”


Dialogu / Politologët flasin për pasojat që mund t'i vuajë Kosova nga masat ndëshkuese të BE-së
BE-ja përjashton Kosovën nga grantet e Kornizës për Investime në Ballkanin Perëndimor
Radio Evropa e Lirë raporton se Kosova, Mali i Zi dhe Republika Srpska në Bosnjë e Hercegovinë, janë përjashtuar nga grantet e Bashkimit Evropian për projektet në kuadër të Kornizës për Investime në Ballkanin Perëndimor.

Sipas këtij raportimi, shtetet tjera si Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veritu dhe Bosnja e Hercegovina, kanë përfituar nga këto investime.

Gjithsej vlera e këtij projekti, është 2.1 miliardë euro.

Ky medium raporton se Kosova ka mbetur jashtë këtij granti, pikërisht për shkak të masave që BE-ja vendosi në fund të qershorit, pas situatës së krijuar në veri dhe dështimit për shtensionim.


BE / BE-ja përjashton Kosovën nga grantet e Kornizës për Investime në Ballkanin Perëndimor
Tutje thuhet se Kosova kishte aplikuar për dy grante investuese dhe katër grante të asistencës teknike, derisa bëhet e ditur se vendi ka përfituar nga ky mekanizëm që nga viti 2008.

Po ashtu, 30 projekte në Kosovë ishin mbështetur nga i njëjti, me një vlerë prej 1.8 miliardë eurosh.

Kosova parashihej që për vitet 2023-2030, në kuadër të këtij mekanizmi të përfundoheshin projekte si: Autostrada e Paqes Prishtinë - Nish, rruga hekurudhore Beograd - Prishtinë, ngrohja diellore për Prishtinën, impianti për trajtimin e ujërave të zeza për Prishtinën e të tjera.

2 Komente

  1. V
    Vjosa.al

    Eh, more Leonite Demaku, rrofsh per informacionin e detajuar qe po i sjell publikut shqiptar, se si Evropa, perfshire dhe Gjermanine e Mame Merkelit qe i nanurisen permbi 10 vjet shqiptaret dhe kete gaztorin e Evropes qe kemi per kryeminister, qe e zvarrisen Kosoven 15 vjet ne tavolinat e bisedimeve ne Bruksel vetem e vetem qe te leshonte copa e llokma nga pavaresia dhe teritori i saj, perfshire Zajednicen serbe, tanime se fundmi vendosi te cjerre masken e ndermjetesit te paanshem dhe te zbuloje fytyren e shemtuar shekullore proserbe, duke vendosur sanksione financiare e politike, duke deklaruar masa ndeshkuese dhe izolimi mbi Kosoven, vetem e vetem qe ajo te kapitulloje dhe ti nenshtrohet shantazheve dhe ultimatumeve dhe te pranoje Zajednicen, dmth te pranoje te lejoje boshnjezimin e Kosoves, njelloj si ne Bosnje Hercegovinen Dejtonit, ku Dodiku Republikes Serbskaja ben ligjin dhe deklaron hapur se do te bashkohet me Serbine, njelloj sikurse, sapo te pranohet Assocacioni, do deklaroje vullnetin e vet per shkeputje dhe bashkim me Serbine. Dhe cfare i ofrohet, si shkembim, me se paku, Kosoves per kete kapitullim Asgje, asgje, asgje! Serbia, nepermjet Vucicit deklaron hapatazi dhe ja u perplas hapur ne fytyre, BE-se dhe NATO-s, se kurre nuk ka per ta njohur Pavaresine e Kosoves, as edhe njohjen reciproke, qofte edhe aprovimin e Zajednices. Per ta thene hapur o zoti Leonite Demaku (a e ke emrin tend kete apo eshte nicku yt i publicistikes, se nuk te kam hasur ndonjehere me pare?), edhe ky shkrimi yt i sotem i veshur me petkun informativ, eshte pjese e sulmit te te ndyre dhe te orkestruar per te shantazhuar dhe kapitulluar Kosoven. Pra per ta thene shkoqur ore zoti Zembaku, ti je gishti i qe fshin mutin e Kolones se Peste filo serbe qe gelon serbes ne Shqiperi dhe kete gisht pasi e lepin mire e mire, e pastron ne fasadat e publikut shqiptar. Po, si nuk tu dha pak ore kokrra e shantazuesit, qe krahas ketij informacioni se si Evropa eshte rreshtuar me Serbine per te gjunezuar Kosoven, ti thoje e te informoje publikun shqiptar se si, po kjo Evrope qe i hakerrohet qingjit( Kosoves) se i ka turbulluar ujrat ujkut serb qe rri atje te gryka e burimit, se si e ka ngopur me para me euro e projekte, i ferkon shpatullat dhe bythen kesaj Serbie, qe hapur fare eshte rreshtuar me Rusine dhe kunder sanksioneve te Evropes per agresionin ne Ukraine. Kjo do te ishte me e pakta qe do duhej te beje, o zoti Zembaku. Keshtu shqiptaret, kendej e andej kufirit, do te kuptonin se nuk eshte faji i tyre per keto sanksione kunder tyre, por eshte ajo, Evropa filo serbe e historise, Kurva e Motit si i therriste Gjergj Fishta, qe perseri e perseri, edhe sot, godet dhe ndeshkon shqiparet qe te majmen sllavo-serbet e Ballkanit, sapo e ndjeu se Daj Samin e ka zene gjumi, tamam si atehere kur armatat serbe te Miloshevicit, terrorizonin dhe masakronin mbi 8000 myslimane boshnjake ne Srebenice dhe cuan 250 mije njerez ne kasapane. Nje Dejton i Ri po projektohet nga Evropa, kete rradhe edhe me doren berthamore ruse ne tryeze, dhe kurbani i ketij Dejtoni te RI, dote jete Kosova dhe kombi shqiptar, me bekimin dhe nen temjanin edhe te kryministrit tone Edi Rama gaztorit te diplomacise dhe oborreve evropiane, qe poshtersisht dhe tradhetisht ju bashkua sulmeve dhe shantazheve, ultimatumeve dhe izolimit te Kosoves. Litari dhe galera jane pak per te. Kjo eshte e verteta e ndeshkimit te Kosoves. Eshte fajtori pa faj. Prandaj edhe ju, te soit te zotit Zemaku a Zambaku, mos duartrokisni dhe mos kaloni ne orgazem kur rreshtoni nje e nga nje, ndeshkimet e Evropes ndaj Kosoves. Po peshtyni ne fytyren tuaj dhe po prisni pemen ku keni vene bythet tuaja te majmura nga perversiteti dhe mungesa e integritetit moral dhe profesional.

    Përgjigjjuni
    1. f
      fatkeqesi e vendit, dobesi e shoqerise

      Qorri duket se ka ca vrima si sy, por nuk shikon se i kane plase syte. Tani Kosova i kthehet Amerikes dhe Europes! Pika Kosoves dhe kosovareve qe bejne kete pune. Po e dine kosovarety se brenda 24 oresh serbia e pertyp Kosoven apo ata qe jane sot nuk e kane dashur te pavarurr? Pika dhe od shikojme filma si ne Afganistan. E meritoni ashtu si meritoni Albinin me Vjosen e thare.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje