A ka fajtor për tensionet në veri të Kosovës? Ja si përgjigjet kryeministri i Luksemburgut

4 Korrik 2023, 11:12Rajoni TEMA

A ka fajtor për tensionet në veri të Kosovës? Ja si

Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel ka bërë me dije së bashku me kryeministrin e Holandës janë në Prishtinë për të dëgjuar dhe jo për të vënë gishtin për fajtor.

Në konferencën e përbashkët, pas takimit me kryeministrin Kurti, ai ka kërkuar deeskalim të situatës në veri.

“Jemi këtu sepse dëshirojmë të dëgjojmë. Kur është planifikuar ky udhëtim nuk kemi pritur që këto tensione që janë në rajon të jenë.

I thamë edhe Albinit nuk jemi këtu për të gjykuar, por jemi këtu për të dëgjuar dhe të mundohemi të ndërtojmë ura, të cilat janë në mes fqinjëve nganjëherë nuk janë të lehta për tu ndërtuar”, ka thënë ai.

1 Komente

  1. a
    astrit

    Pergjigje e meçme, ka edhe midis shpitaresh qe nuk keshillojne por urdherojne!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje