Albin Kurti si Enver Hoxha: Europa po na ngujon padrejtësisht, por do ia dalim

3 Korrik 2023, 11:44Rajoni TEMA

Albin Kurti si Enver Hoxha: Europa po na ngujon padrejtësisht, por do ia

Albin Kurti shprehet se masat ndëshkuese për Kosovën nga BE janë të përkohshme dhe të padrejta.

Ai thotë se qeveria e tij do të arrijë që ta kalojë këtë ngujim bashkërisht.

Kurti tha nga Podujeva se Kosova ka identifikuar 45 persona që bëjnë pjesë në dy organizatat e shpallura terroriste nga Qeveria javën e kaluar, “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”, pas përplasjeve me Serbinë.

Nga ana tjetër, ai tha se është në kontakt të vazhdueshëm me BE-në dhe ka biseduar me ndërmjetësuesit ndërkombëtar për dialogun, Kosovë-Serbi.

“Janë paralajmëruar masa të cilat disa edhe janë zbatuar. Bëhet fjalë edhe për anulim të vizitave.

Masat janë të padrejta për bindjen time. Ajo çfarë ne duhet të bëjmë është ajo që ti kalojmë ato kredi e grande në vlere prej 149 milionë euro. 

Ne kemi ngujim aktual që mund ta kalojmë bashkë. 

Me BE jam në kontakt ë përditshëm. Dje kam biseduar me Borrellin, edhe me ndërmjetësin Lajçak. 

Jam interesuar edhe për deskalim, edhe për normalizim, që nënkupton sundim të ligjit", tha Kurti.

2 Komente

  1. A
    Ari

    Albin, ne mendimin tim - si qytetar dhe aspak njohes i politikes, mendoj se je ne te drejten e Kosoves. Por, duhet marre ne konsiderate: Kush e krujoi dhe mban shtetin e Kosoves, pasi ne te kunderten, duke kerkuar te DREJTEN kombetare, mund ta humbim fare Kosoven qe, edhe keshtu e cenuar, eshte shume me mire se pa te fareeee

    Përgjigjjuni
    1. k
      km

      Albin,ti je kunder interesave te kosoves Edhe pse ben superpatriotin.Ti hapur i kundervihesh atyre rrugeve qe te hapin e sygjerojne per te diskutuar si perfaqsues i nje shteti te pavarur.E drejte do te ishte te pranojne kerkesat e Europes dhe amerikes,te pranojne konferencen europiane per ceshtjen kosove -serbi.Atje ti thuash te gjitha,qe nga pergjegjesia europiane per coptimin e trojeve shqiptare deri te mosnjohja e kosoves nga pese vende europiane dhe indiferentizmin e te tjerave,qe nga caktimi i dy personave qe vete ,sipas meje nuk njohim Pavarsine e kosoves,Cife Burreli dhe Lajeicikun.Po ti Edhe kete konferencen nderkombetare ,ku duhet te flasesh si vend i pavarur nuk e pranon.Vetem se eshte propozim i Edi Rames?Pra ,Edi te fton te thuash me force fjalen tende dhe ti kerkon te fshihesh.Kjo eshte e huaj per interesat kombetare.Jep doreheqjen dhe largohu.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje