"Idiot, psikopat, provokator", shkrimtari i njohur shpërthen kundër Vuçiç: Të dërgosh djalin aty ku ke vrarë mbi 1 mijë fëmijë...

3 Korrik 2023, 09:43Rajoni TEMA

"Idiot, psikopat, provokator", shkrimtari i njohur shpërthen

“E ndaluan tri herë, ia kontrolluan veturën, e keqtrajtuan. E përgëzoj Albin Kurtin për guximin e tij. Ai nuk është aq i guximshëm kur është me mua, por në rregull… Danilo nuk është i vogël, është pak më trim se Albin Kurti”.

Kështu u shpreh presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pasi djali i tij u shfaq papritur në Kosovë dhe u ndalua nga policia kosovare.

Shkrimtari i njohur shqiptar Naser Aliu e përshkruan kështu këtë ngjarje:

“…Nëse e dërgon dhe je i bindur se atje nuk mund të ndodhë asgjë, atëherë ti djalin ose nuk e do fare, ose e rrezikon qëllimisht, ose i beson kulturës së lartë të mos-hakmarrjes te ai populli. Një baba që mburret me rrezikimin apo edhe flijimin e djalit?! Psikopatë të tillë ka edhe te ne! Kudo!

Djali i Vuçiqit për fat të keq ishte vetëm viktimë e manipuluar e babait dhe ardhja e tij për të provokuar tregon helmimin që ia ka shkaktuar prindi. Policia e Kosovës bëri një gabim. Ajo është dashur vetëm ta ruaj çunin, por jo ta detyrojë për të zhveshur fanellën.

Normal nuk është Vuçiqi: ai kërcënon me luftë edhe pas 13,500 shqiptarëve të vrarë nga armata e tij, edhe pas 20,000 grave të përdhunuara, edhe pas dëbimit të 50% të popullsisë shqiptare të Kosovës dhe pas 100,000 shtëpive të djegura…

Ai ekstremist, i cili para pak kohe mobilizoi armatën për të vrarë akoma më shumë shqiptarë në Kosovë, domethënë për të vazhduar aty ku kapitulloi ish-shefi i tij, Millosheviqi, pikërisht ai njeri mendon se e ka dërguar djalin për një vizitë normale?

Ai njeri që ka stacionuar pranë kufirit të Kosovës 48 baza operative të gatshme për luftë?

Pra, nëse ti i ke parasysh ato fakte dhe shumë të tjera, që ne i dimë, por që nuk përmenden këtu, atëherë do të kuptosh se ky njeri nuk e dërgoi djalin pas shpërshkallzimit, nuk e dërgoi djalin për të shtrirë dorën e pajtimit, nuk e dërgoi djalin të turpërohet për krimet e shkaktuara nga shteti serb, nuk e kërkoi për të kërkuar ndjesë, nuk e dërgoi për t’u penduar për krimet e shteti serb, por ai e dërgoi djalin për të provokuar rrahjen ose burgosjen dhe për ta shpallur hero në Serbi “Ditën e Vidovdanit!”

Qëllimi i tij ishte të krijonte një lajm botëror: se djalin ia burgosën, apo ia rrahën terroristët e Kurtit! Sepse e dërgoi në gjendjen shumë të tensionuar! E mundur se ishte përgatitur për të qarë në televizionin “Pink”.

Thjeshtë nuk mund të besohet se ai është aq idiot sa të jetë i bindur se djalit të tij në Kosovë nuk mund t’i ndodhte asgjë.

Sikur t’i kishte ndodhur diçka, Perëndimi do të ishte trazuar, do të ishte pezmatuar dhe askush nuk do të kishte ditur si do të kishte përfunduar gjendja në Ballkan. Borrelli do të kishte akuzuar Kurtin. Lajçaku do të kishte akuzuar Kurtin, pastaj edhe Eskobar dhe kështu me radhë. Në fund, do të fliste edhe ambasadori rus në Beograd dhe vetë Putin në Moskë!

E di çfarë është zhgënjyese? Zhgënjyese dhe dëshpëruese është se as Borrelli, as Lajçaku, as Eskobari, e as Edi Rama nuk e kritikuan Gebelsin përse dërgon djalin për të provokuar në një gjendje aq të tensionuar! Pse? Pse në një gjendje aq të tensionuar për të cilën çdo ditë kërkojnë shpërshkallëzim?

Qeveria e Kosovës herën tjetër nuk duhet t’i lejojë hyrjen djalit të tij, apo të politikanëve tjerë serb, sepse ka shumë familje shqiptare të tmerruara nga shteti serb, të shituara, të traumatizuara dhe të sakatuara, të cilat mund të reagojnë ashtu si nuk duhet. Ashtu si nuk i bën mirë askujt, as Ballkanit.

Pse Vuçiqi e rrezikoi djalin e vet?  Një lajm i bujshëm i duhej në Serbi. Çdo psikolog do të gjente të gjitha tiparet e psikopatit te ai. Nuk i mungon asnjëra nga ato 20, që i numëron psikologu kanadez i kriminalistikës Robert Hare.

Në Veri të Kosovës, kriminelët serbë janë armatosur ose vazhdojnë të armatosen, dhe çfarë bën Vuçiqi tani? E dërgon djalin për të provokuar shqiptarët. E manipulon, e politizon, e instrumentalizon dhe e bën vegël. Djalin e vet!!!

Një baba normal nuk e dërgon birin aty ku armata e tij ka vrarë më shumë se 1000 fëmijë. Vuçiqi e ka dërguar për të provokuar, duke e ditur se populli i Kosovës nuk do ta priste me lule. Vërtetë mendon se një baba, që e urren popullin shqiptar deri në zhdukje dhe që në çdo çast është i gatshëm të nisë luftën dhe pastrimin etnik, e dërgoi djalin “për të rritur miqësinë”?

E gjithë ajo nuk është e re për ne, e njohim mirë shtetin serb, por çudia e madhe është se Perëndimi demokratik ushqehet me iluzione se ky konflikt mund të zgjidhet duke e përkëdhelur ekstremistin radikal, pinjollin e Millosheviqit dhe marionetën e Putinit…”

10 Komente

  1. K
    Kapedani

    Vucic eshte rrot kari po me shume me shume anon nga psikopatia , mos u nxehni nga te semuret mendore .

    Përgjigjjuni
    1. E
      Elisa

      Vertet? Vellai I liderit global ? Pu pu tu thafte gjuha.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Putin Gelboqja

        shkrim e analize e persosur, por nje pyetje kisha per ju zoti Naser Aliu, per ate psikopatin e vetevendosjes kur do e besh analizen qe t'i hapesh pak syte POPULLIT TE KOSOVES?

        Përgjigjjuni
      2. B
        Buda

        Bravo Naser Aliu! Vetem se Edi Rama ia preu shpresat Gebelsit te Milloshevicit, kryekriminelit serb Vucic, duke e deklaruar "Ballkanin e Hapur" te mbyllur.

        Përgjigjjuni
        1. E
          E verteta

          Rilindasi tipik. Ka vetem nje neuron aktiv dhe ai orientohet ne menyre automatike me busullen e luderit global. Vuçiçi eshte vellai im thote lideri dhe komentuesi rilindor bertet rrofte Vuçiçi. Jo thote lideri poshte Vuçici bertet rilindori.

          Përgjigjjuni
          1. G
            Gjirokastriti

            "E verteta e Vicidolit", ju psikopatet e shqiperise neuronet i keni te gjitha, vetem se i keni te cmendura ...

            Përgjigjjuni
        2. B
          Bureto

          Shkrime si ky i mungojnë intelektualëve shqiptarë, sidomos e atyre më në zë dhe me më shumë impakt në shoqëri.

          Përgjigjjuni
          1. a
            akil

            nese keto lloj daljesh te djalit te vucic nuk jane provokime atehere nuk e di cfare jane , cfare do te ndodhte me nje shqiptar me nje bluze autochtonous nese do shkonte ne beograd psh? Vucic do ishte mire ne rradhe te pare te ndaloje te birin te beje keto lloj skenash me nje popull qe ka vuajtur vazhdiimisht nga politika e beogradit se ndryshe do e pesoje sic ja bene ne bosnje qe e moren perpaa me gure ,dhe nuk do jete fare faji i tyre por i tiji qe provokon kot me kot ...

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sokrati

              Të lumtë mendja dhe pena, i nderuari atdhetar me këmbët në tokë, shkrimtari Naser Aliu!

              Përgjigjjuni
              1. a
                astrit

                Cudi Mero si e lejove kete shkrim?

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje