
Qëndrimet e Lëvizjes Vetëvendosje në momente dhe mjedise të caktuara duhet t’i shpërndajmë si thashetheme, sepse thashethemet janë edhe burim informacioni, thuhet në një dokument të brendshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilin e kishte përpiluar Albin Kurti në vitin 2017 dhe ua kishte përcjelluar anëtarëve të partisë, duke shpjeguar se si duhet të merret dhe të mirëmbahet pushteti.
Në këtë dokument prej 52 faqesh, të siguruar nga Albaniapost, Kurti u thotë bashkëpartiakëve se rreth 40 për qind e kosovarëve janë analfabetë funksionalë, prandaj ata t’i ushqejnë me thashetheme.
“Thashethemet janë burim (dez)informacioni”, shkruan Kurti, prandaj, “nuk bën ta nënçmojmë fuqinë e thashethëmës”.
“Ajo zhvillohet shumë në një popullsi sikurse kjo e jona në të cilën analfabetizmi funksional (ku qytetarët i dinë germat por bëjnë shumë gabime në drejtshkrim e gramatikë) ka përfshirë afër 40% të popullsisë”, thotë Kurti në faqen 19 të tekstit, tek pjesa “Komunikimi është Organizim”.
Duke qenë se gjysma e qytetarëve janë analfabetë sipas Kurtit, atëherë Vetëvendosje duhet të koncentrohet në shpërndarjen e thashethemeve.
“Qëndrime të caktuara tonat në mjedise e kohë të posaçme duhet të përhapen pikërisht ashtu: pra, si thashethëma”, thuhet në tekst.
Kurti ua shpjegon anëtarëve të partisë së tij gjithashtu se faktet nuk janë shumë të rëndësishme, sepse “mendimet e njerëzve janë të udhëhequra prej qëllimeve e synimeve të tyre, më shumë sesa prej fakteve jashtë tyre”.
Në një pjesë tjetër të tekstit, Kurti u kërkon anëtarëve të Vetëvendosjes që ta kenë fare të qartë se kur të vijnë ata në pushtet duhet të përlyejnë duart, sepse ndryshe humbet pushtetit.
Prandaj, shpjegon ai tek sektori “Strategjia është parim”, se “pastërtia morale e aktivistit të Lëvizjes nuk është qëllim por mjet”.
Pra, shkruan Kurti, “pastërtia është vlerë në dritën e një synimi që e kemi, jo vlerë në vetvete”.
Ai ua thekson në planin e tij se secili brenda partisë duhet “ta ketë të qartë që kurdo që ta marrim pushtetin duhet ta kemi ndërgjegjen të pastër, por vaj halli nëse nuk i përlyejmë duart”.
Për Kurtin, nuk ka shumë rëndësi parimi në vetvete, por ai merr rëndësi vetëm si mjet për të realizuar qëllimin final që është pushteti.
“Ne i duam parimet jo pse janë parime, por pse besojmë që na çojnë te qëllimet”, thotë.
Një nga pjesët më të rëndësishme të dokumentit është ajo kur Kurti shkruan se si Lëvizja Vetëvendosje mund të arrijë në pushtet vetëm brenda një gjendje të jashtëzakonshme në Kosovë dhe madje edhe ta mbajë pushtetin përmes gjendjes së jashtëzakonshme.
Logjika e tash kryeministrit ishte që Vetëvendosje duhet të punojë në krijimin e kësaj gjendje në mënyrë që të vij në pushtet.
“Ne s’do të arrijmë ta marrim pushtetin pa një gjendje të jashtëzakonshme dhe mbase as ta mbajmë atë po ashtu pa një gjendje të jashtëzakonshme për një kohë”, thotë Kurti në faqen 45 të dokumentit, te pjesa e titulluar “Fitorja është Revolucionare”.
Në dokument Kurti propozon gjithashtu që Vetëvendosje të ketë edhe një sektor të tipit ilegal të funksionimit dhe përmes tij ta befasojë kundërshtarin politik.
“Një Lëvizje që synon ndryshime rrënjësore, për të fituar, duhet të befasojë. Që do të thotë se nevojitet një nënvlerësim i ndonjë aspekti të saj nga ana e regjimit në fuqi. Pa ilegalitet, s’ka befasi. Pa befasi, s’ka revolucion”, ua shpjegon Kurti anëtarëve të partisë.
Ai u propozon anëtarëve që me qytetarët, por jo në mënyrë publike, të flasin për revolucionin, megjithatë, për shkak se i frikëson si fjalë. Kurti gjykon që kjo të bëhet jo krejt në fillim të bisedës, por dikur më vonë.
“Me qytetarët, jopublikisht, duhet të flasim për revolucion dhe duke e përdorur këtë fjalë, ndonëse jo në fillim të bisedës”, shkruan Kurti në dokument.
Ai njeri që “nuk do revolucion le të shkojë në det për pushime”, është një nga qortimet e Kurtit, për këdo që nuk punon për revolucionin.
“Kush nuk do revolucion nuk don punë”, shkruan në tekst.
Kurti gjithashtu i sugjeron anëtarët e partisë së tij që ndonjëherë edhe t’iu bëjnë qortime qytetarëve, por atë ta bëjnë me “dashuri”.
“Qytetarët duhet që ngapak edhe t’i qortojmë me dashuri. Psh. kur na ankohen për mungesë shprese duhet t’i pyesim se si i kanë punët me guximin!”, jep shembullin kryeministri aktual i Kosovës.
Brenda dokumentit gjithashtu propozohet që anëtarët nëpër qendra të ndryshme të Kosovës të mësojnë gjithçka për rajonet nga të cilat vijnë.
Në pjesën e tekstit të titulluar si “Tërësia është Pikënisje”, Kurti u kërkon anëtarëve të tij që të bëjnë skanim të detajshëm të gjendjeve në komunat e tyre përkatëse, duke kuptuar gjithçka për secilin, nga “profesorët e shkollave të mesme” e “nxënësit e klasave të “XI-ta dhe XII-ta”, e deri te “kamerierët”, “shitësit në pompa të benzinës”, “shitësit e furrave”, “berberët”, hoxhallarët”, “inkasantët e mbeturinave” e në secilin sektor tjetër.
Ky dokument i propozuar atëherë, si plani për organizimin politik kishte shkaktuar edhe përçarjet e para në Lëvizjen Vetëvendosje.
Siç do kuptohej më vonë, një pjesë e kryesisë e kishte kundërshtuar atë botë, përfshirë edhe kryeparlamentarin aktual të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca.
Përkundër kundërshtive, Kurti me fuqinë e tij brenda partisë e kishte shtyrë përpara dhe të pakënaqurit me planin do largoheshin më pas fare nga Lëvizja.
Mbi-Organizimin-Politik – Plani i Albin Kurtit per te ardhur ne pushtet
Ne kete dokument te Kurtit zbulohen qarte qellimet e tij te mbrapshta dhe per mua jane kriminale ndaj nje populli te vuajtur ne shekuj. Eshte kriminale te shfrytezosh prapambjetjen arsmimore te popullit tend per qellime te errta. Z. Kurti duhet te largohet nga pushteti - ai me qellim mban te ngrire konfliktin me serbet. Shqiptaret e Kosoves duhet te ngrihen e ta heqin nga pushteti kete pusht (bir kurvet sipas shkodranishtes) te lindur. Opozita ne Kosove duhet te filloje levizjen per ta qeruar kete pusht.
Fiks si strategjia e rames qenka
Tmerr!
Mega tmerr, mua nuk më besohet akoma bobobo
Shqiptaret humben tete vite pas perrallave , bidallakive dhe idiotizmave te rugoves . Prandaj jane analfabete , kete e dinte mire bini …………
Albin Kurvi eshte nje fashist tipik.
Nëse kjo është e vërtetë atehere mund të thuash është e tmershme.Si ka mundësi të vij në pushtet një batakçi me teori kineze të viteve 70.Ky është pa diskutim një kavie që vetë eksperimenton duke tall trapin me gjithë kosovarët.Dhe populli dele vazhdon dhe beson tek ky sharlatan....Turp i madh!
nuk janë dhe aq kineze këto teori!! janë më shumë erdoganiste!!ose ndoshta erdogani e ka filluar dhe fituar pushtetin duke u mbështetur në teoritë e maos!! nëse marrim maon për "krijuesin" e kësaj teorie!?mesiguri nuk njohim historinë në thellësi!!po të shohësh pak para maos dhe idëve të tij,do të gjesh dhe një grup tjetër që ka bërë të njëjtën gjë!kuptohet në një drejtim tjetër!!ashtu si e thotë flokë ziu Albin,"tek analfabeti(qoftë dhe funksional)funksionon thashethemi mbi të gjitha"!ky ka qënë dhe parimi i "vëllezërve myslymanë" në fillim të viteve '20!!dhe ata kishin më shumë të drejtë për të vepruar në këtë mënyrë,në një rajon si afrika e veriut!! e njëjta gjë është përdorur dhe nga erdogani!rezultatet i shohim fare mirë!arabinë,afrikën e veriu e dimë si funksionon,turqinë erdoganiste gjithashtu!! të njëjtin variant përdor dhe putana e rusisë!"sa më shumë "thashetheme" për shumicën,aq më shumë shtypet pakica!!dhe në këtë rast me "pakicë",nënkuptojmë njerzit që mendojnë llogjikisht!! mero?????sa herë duhet ta postoj??
Hajde revolucion bolsheviko-islamik hajde.Ne mes te Europes...c faj ka Le Pen ne France etj....mosmirnjohes
T'a lexojne militantët e rrjeteve sociale qe akuzohen per 40 perqind analfabet pastaj te na thone eshte apo jo e vertete se kjo menyre marrje dhe mbajtje pushteti eshte shume e rende ne nje rend demokratik
Dokumenti që citoni është përpiluar nga agjentet serb pikërisht nga portalet shqiptare që 100%paguhen nga Serbia.Albini ua luajti nanën hajnave e kriminelve në Kosovë i nxori nga loja dhe fitoi me mbi 50%të votave.Nëse nuk e pëlqeni popullin që e votoi ja ku i keni serbët me të cilët Rama u ka vëllazeruar.Albini është ai që me fakte e Deskreditoi Ballkanin e Hapur si organizëm pro serb e pro rus andaj perëndimorët iu ngrehën veshin Ramës.Albini sido që të shkojnë punët do mbetet në histori si Kryeministri më i suksesshëm dhe më patriot shqiptar.
Pirdh të lirohesh raif, prandaj e kanë caktuar Ramën të kryesojnë negociatat e proçesit të berlinit sipas teje për ti shkulur veshin?? Ti hyn te 40 përqindëshi që përmend albini.
rifo,që je koqe,asqë e kam vënë në diskutim ndonjëherë!!por dhe që je nga ata që përmënd albin flokziu!?nuk e vë më në diskutim!!hajvan,përsa kohë albini i zi nuk e ka DEMANTUAR(përgënjeshtruar)këtë që është publikuar këtu!?për aq kohë kjo është e vërtetë!! "Dokumenti që citoni është përpiluar nga agjentet serb"këtu ke thënë një të vërtetë,por jo si e ke mnduar!!e ke thënë ashtu si koqe që je!!këtë mund ta kenë shkruar sërbët ose turqit e erdogënit,por e ka paraqitur albini i zi si vepër të tijën!!prandaj kemi dhe plagjiturë,ose fshehje të shkruesit të vërtetë!!përvetësim i punës intelektuale të agjentëve sërbë o erdoganistë!!
Ta gêzojë populli Republikes Kosoves! Tja shohi hajrin tre here ne dite para buke dhe pas buke! Shume gallate kjo tallje b*the institucionale! Po gallate fare, fare!!
Nuk di per ne kosove se c’fare personash ka marre rreth vetes Alpini por flas per me Shqiperi na prezantoi nje fare Boiken mut mbi mut Abazi me mustak qe do ishte krim te shkoje deri ke qendra e votimit jo ti jepje voten nje alabaku shok besnik i Alpidhit , qe do te vinte te ndreqte edhe Shqiperine pa lere Kosoven qe e ndriti .
Nuk me intereson shumë Kosova, sepse ligji 7501 më ka mohuar pronen stergjyshore si si njeri me prejardhje fshatar i mesem si mbi 80% e fshataresise më 1939... Jam dhe ndihem shqiptar pikerisht prej asaj toke... Por Kurti ka të drejtë, dhe koha do t'i japi të drejtë... Shtypi kundër tij, që e trajton enverist, majtist, marksist, leninist, luan qellimshem dhe poshtersisht me formen e fjalëve dhe jo me permbajtjen e tyre... Dy rrugë ka sot për të jetuar: të jetosh me dinjitet, që do të thotë të krijosh njëfarë mireqenie me punë... Ose të gezosh një mireqenie pa lodhje por duke qenë zar i finances se madhe...
Kjo është e turpshme! Për hirë të pushtetit të sakrifikohet e ardhmja demokratike e Kosovës!..... Duhet me thënë ndalë këtij këlyshi marksist!....Ai po e dërgon Kosovën në drejtim të pa ditur!... Vetëm për hirë të pushtetit nuk mund të sakrifikohet e ardhmja evropiane e Kosovës!
Lideri legjendar i analfabetëve!
per gojoren qe po perhap dhe zbaton saliu,al bin konfuci nuk thote asgje....Me sa duket gojorja amerikane tani po perhapet nder trojet shqiptare.Foltorja e sali kanunit muxhahedin(nga komunist fanatik)nen gjunje duke ja thithur rilindjes
KY palaco duhet te azgjesohet politikisht sa me shpejt te jet e mundur. Populli kosovar ne mase te.madhe eshte I palexuar e kete Al- bin haleja e ka kuptuar mire dhe edhe e manipulon kollaj. KY DOKUMENT duhet dhene edhe trutharit spartak ngjela. AL- BIN rrezik kombetar!!!!!
Injoranca e kosovareve, berishistet dhe Trumpistet kenaqen kur ju thuhet cfare ju pelqen te degjojne dhe keta si ky idioti e saliuapo Trump ju a japin pa limit,Kur gjejne perse mos bejne
Injorant klasik
Per mendimin tim Albini eshte treguar tolerant se ne fakt ne Kosove jane 60% analfabete 20% spiune te serbit dhe vetem 20% jane te shkolluar dhe me mend . Keshtu qe Albini e di qe budallenjte kete gjelle duan dhe ate u servir .
Otema mos shkruni karlliqe
Shpifja , gjithnje s'ka autore. Ky artikull, s'ka artikullshkrues.
ka emrin e atij që ka shkruar origjinalin!!dhe albino flokziu nuk e ka përgënjeshtruar,akoma??kolo,ke të drejtë për mosvënjen e emrit të artikullshkruesit,por mos harro në fillim të pyesësh shkruesin e manifestit!!unë do tia shtroja pyetjen më parë albin kurtit,e pastaj do kërkoja emrin e anonimit!!ky anonimi i shkrimit ta ka paraqitur me fakte se ku është mbështetur!bile të ka dhënë citimin fjalë për fjalë dhe numrin e faqes!!