Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla në një intervistë për CNN, kla bërë me dije se armët në Manastirin e Banjskës kanë ardhur me ambulancë, fakt ky i paralajmëruar më herët nga deputetja britanike Alicia Kearns.
Ai ka njoftuar se një prej terroristëve të vrarë ka qenë shofer i ambulancës, e ndërsa një tjetër i arrestuar ka qenë teknik mjekësor në Spitalin e Mitrovicës së Veriut. Sveçla theksoi se po hetohet përfshirja e e mundshme e të gjithë njerëzve në këtë manastir.
“Ajo kishte të drejtë. Atë që tash dimë është se një nga terroristët e vrarë ishte shofer i ambulancës. Një nga të arrestuarve terroristë është teknik mjekësor në Spitalin e Mitrovicës së Veriut. Qartazi kjo lëvizje e lirë e personelit mjekësor, ato po e përdornin për aktivitete terroriste.
Fakti që gjetëm armë në Manastir dhe u përdor si bazë ku terroristët do të shpërndanin aktivitetet e tyre, kjo na bën të besojmë se informacionet që kishim më parë janë të sakta. Kearns kishte të drejtë. Ne duhet të jemi të kujdesshëm. Ne jemi vend demokratik. Tash po hetojmë përfshirjen e mundshme të të gjithë njerëzve në këtë manastir” – ka thënë Sveçla ndër të tjera.
“A u futën tërë ato armë brenda një dite apo nate në Manastir” – e pyeti gazetarja?
“Tash po analizojmë krejt pamjet që i kemi. Nuk mund të të them tash për tash se si ndodhi. Sepse është çështje hetimi” – u përgjigj Sveçla.
Ik nderro emerin beje Druzho
Pse shkruhet me 'm' te madhe fjala manastir? Nuk behet fjale per qytetin e Manastirit sot Bitola por per nje objekt kulti.
edhe pelergrinet kane qen pjes e skenarit te Vucic plehres
Kisha ortodokse e perfshire ne kete ngjarje. Te hetohet.
"Sveçla tregon si erdhën armët në Manastirin e Banjskës". Kështu paska deklaruar Ministri por përgjigjja nuk është e saktë. Ky dhe bashkëpunëtorët tij duhet ta kishin penguar me kohë sepse e të gjithë dimë dhe jo vetëm tash por qe gati dy shekuj që kishat dhe manastiret ortodokse serbe janë përdor si baza - depo armatimi, qendra propaganduese, vend strehimi forcave çetnike – terroriste dhe komunikimi. E keni detyrë Sveçlo ti ndaloni dhe ishit në dijeni bile edhe ishit të paralajmëruar nga deputetja angleze por heshtet derisa kryen agresion. Ndoshta i fiksoheshit nga "shefit" Radojçiq. Ky komb ka njerëz që dalin zot vendit dhe ketë dinë mirë Serbia se kush janë sepse ua kanë bërë me dije forca legjendare UÇK kurse ata që ishin matanë barrikade tash po i burgosni, shani, denonconi e fyeni sepse s’kanë çka tjetër të thonë dhe nuk ndërmerrni asnjë veprim ndaj atyre pis miletëve.