
“Serbia duhet të sanksionohet e ndëshkohet ndërkombëtarisht. Nëse kalon pa ndëshkuar do përsërisë krimin”. Këtë apel bëri nga foltorja e Kuvendit kryeministri i Kosovës Albin Kurti, teksa foli për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.
Sipas tij “armatimi ushtarak dhe trajnimet luftarake që kishin profesionistët serbë që sulmuan të dielën janë të gjitha nga Serbia dhe të freskëta në kohë”.
“Armatimi i konfiskuar është i Serbisë, erdhi nga Serbia dhe ishte për një ushtri të tërë dhe fajësimi i Serbisë është i paevitueshëm edhe për ata që nuk duan të shohin dhe të dëgjojnë”.
Ai kërkoi nga vendet mike dhe partnere që të shpallin organizata terroriste, organizatat “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada Verore”.
“Organizatat “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada Verore” duhet të shpallen organizata terroriste edhe nga shtete tona mike partnere aleate ashtu siç bëri qeveria e Kosovës më 29 qershor sivjet”.
Duke e cilësuar sulmin e së dielës terrorist dhe kriminal Kurti kërkoi që të dorëzohen në organet e Kosovës sulmuesit që u larguan.
“Të dielën në Banjskë kishte sulm terrorist e kriminal që cenoi integritetin territorial dhe sigurinë kombëtare. Sulmuesit që arritën të ikin duhet të dorëzohen në organet e Republikës së Kosovës".
Ai solli në vëmendje sulmin ku humbi jetën rreshteri Afrim Bunjaku në Banjskë, dhe theksoi se ishte një ditë e rëndë për kombin, por grupet kriminale e terroriste sipas tij nuk kanë shanse me Policinë e Kosovës.
“Të dielën e 24 shtatorit përjetuam një sulm agresor të bandave terroriste të Serbisë, jo vetëm ndaj policisë, por ndaj shtetit, Republikës, rendit e sigurisë sonë. Sulmi i orkestruar i bandave terroriste vrau rreshterin tonë dhe plagosi një tjetër. Ishte një ditë e rëndë për kombin tonë. Policisë së Kosovës do t’i mungojë një pjesëtar i përkushtuar sikurse familjes e shoqërisë sonë.
Vrasja e tij u kthye në angazhim më të shtuar në luftimin e bandave terroriste dhe fitore të betejës nga policia e Kosovës. Terroristët ose janë vrarë, arrestuar, ose janë në ndjekje. Afrim Bunjaku është heroi më i ri i Kosovës. I vetmi polic që u vra në këtë ballafaqim ishte ai që u vra në pritë. Me të zbardhur drita u pa se grupet kriminale e terroriste nuk kanë shanse me Policinë e Kosovës”, tha Kurti.
po kok xhung po, merr ushtrin e intenetit e nxirri organizata terroriste.
Serbia do ti perserise veprimet e veta terroriste.Ka nxitjen e drejtperdrejte te putinit.Ka mbeshtetjen e BE.Ndaj Ka ardhe koha qe gjerat te thuhen hapur.Nuk vime ne tavoline pa' ndeshkuar veprimtari e kriminale Serbe,pa' mbyllur bazat ku pergatiten terroriste serbe e ruse ne serbi,pa' larguar Cife Burrelin dhe Lajenjecikun nga tryeza e bisedimeve,Pa deklaruar BE se e njohim vendimin e gjukates nderkombetare europiane.Kerkoni mbeshtetjen dhe aleancen vetem te ShBA.Mjaft me me derrderet e planit frankogjerman"makruaj-pilaf".
Historia perseritet kur gjerat nuk zgjidhen me taban. Dikur ne fund te shekullit te kaluar ishte Serbia ajo qe cilesonte luftetaret e UCK si teroriste. Tani i erdhi radha Kosoves nepermjet Kurtit ti quaje luftetaret e pakicave serbe ne veri teroriste. Keta te fundit i akuzon se i ka ndihmuar shteti mem pra Serbia. Ndersa dikur, Serbia akuzonte Shqiperine se furnizonte me arme dhe pergatitje logjistike luftetaret e UCK=se. Me nje fjale pirdhi ne te!
Or rrot k ..aari Ushtaret e UCK luftonin kunder nje policie e nje shteti qe shfaroste gra fmi pleq e burra te paarmatos e donte te zhdukte cdo gje shqiptare ndersa ne Kosove minoriteti serb ka me shume te drejta e privilegje se cdo minoritet ne Europe e askush nuk i cenon nje fije floku. O te shk....dhefsha rracen!
Po i jep urdher BE dhe Amerikes ky koke gunga...
Pak i teperar ne llafe, por ke te drejte or zotnia Kurti. Nga ana tjeter nuk je udheheqes per te bere punen, por udheheqes per llafe dhe grindje si kurvat e pazarit. Deri me sot ke kundershtuar gjithcka qe ka ardhur nga Amerika dhe Evropa. Tani i kerkon Amerikes dhe Evropes te marrin masa per Serbine. E ke vene karrocen para kalit or derdimen. Duhet te degjosh, kuptosh dhe veprosh sipas llogjikes amerikane dhe evropiane dhe jo te "pjerdhesh" kunder Amerikes dhe Evropes si i semure psiqik. Nuk eshte koha te te kujtoj Rrambujene, Shkembimin e territoreve, reciprocitetin para bisedimeve, baltosjen e UCK, baltosjen e Shqiperise dhe percarjen kombetare. E ke percare popullin shqiptar ne sekte dhe krahina, tamam ashtu sic e do Vuciqi. Qe te mos zgjatem, po te them rri urte dhe mos bej politiken e Vuciqit. Acarimi i metejshem eshte pikerisht strategjia ruse dhe serbe per ta cuar problemin ne OKB. Ti nuk kupton nga keto, ose ben sikur nuk kupton se ashtu e ke detyren. Na lodhe me patriotizmin tend me llafe duke cuar ujin ne mullirin serb! Popull hap syte dhe mos degjo llafet e Kurt Rrumpalles se do katadisemi sa nje koker orizi ne Ballkan....