Zv.ministri rus: Rusia nuk sheh asnjë shans për stabilizimin e situatës në Kosovë

28 Shtator 2023, 11:32Rajoni TEMA

Zv.ministri rus: Rusia nuk sheh asnjë shans për stabilizimin e

“Rusia nuk sheh mundësi për një stabilizim afatgjatë të situatës në Kosovë, për shkak të politikës nxitëse të SHBA-së dhe Bashkimit Evropian”. Kështu u shpreh zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Aleksandar Grushko, shkruan Euronews Serbia.

“Nuk ka asnjë perspektivë për stabilizim afatgjatë. Lideri i Kosovës Kurti, i cili ruan tensionet në terren dhe dëbon serbët, po mbështetet tek shefat e tij, Uashingtoni dhe Brukseli, për të rritur më tej presionin ndaj Beogradit, duke kërkuar njohjen e rajonit që shpalli pavarësinë në kundërshtim me rezolutën 1244 të OKB-së”, deklaroi ai.

Sipas tij, reagimi i Perëndimit ndaj provokimeve të Kosovës është i ngadaltë dhe joparimor. "Dhe kjo vetëm e bind Kurtin se taktika të tilla përfundimisht do të sjellin rezultate”, përfundoi Grusko.

1 Komente

  1. T
    Thirrje!

    A e kupton or Kurt rrumpalla se rusi pasi u terhoq nga aerodromi i Prishtines, kur NATO cliroi Kosoven, kerkon te behet pjesemarres nga "dera e prasme", ne "zgjidhjen" e problemit qe praktikisht eshte ne dore te perendimit e intrumentalizuar ne fuqine e NATOS? A e kupton or Kurt Rrumpalla qe cdo gje qe po behet ne Kosove eshte plan i rusit per ta kaluar kete problem ne OKB? A e kupton or Kurt Rrumpalla se cuarja e problemit ne OKB do fuqizonte Serbine, nepermjet Rusise dhe Kines qe kane te drejten e vetos ne Keshillin e Sigurimit? A e kupton or Kurt Rrumpalla se Putini dhe Vuciqi synojne qe me kete levizje te "cfuqizojne" NATO? A e kuptn or Kurt rrumpalla se acarimet e deritanishme qe ti ke nxitur duke bashkepunuar me Vuciqin jane thjeshte uje qe i vete ne ndihme mullirit serb dhe rus? A e kupton se gjithe guret qe ke hedhur nen rrotat e politikes amerikane kane qene gurre nen rrotat e pavarsise se Kosoves??? Kush jenu ju Z. Kurti?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje