Lorenc Vangjeli: Serbisë i treguam se kemi burra të fortë, politikanët të krihen si Albini

28 Shtator 2023, 09:37Rajoni TEMA
Lorenc Vangjeli: Serbisë i treguam se kemi burra të fortë,

Gazetari dhe analisti, Lorenc Vangjeli, i ftuar në Top Story tha se policia e Kosovës tregoi se ka burra të fortë dhe se politikanët duhet të krihen si Albin Kurti.

“Në këto 48 orët e fundit kanë ndryshuar të gjithë shqiptarët, në Prishtinë e në Tiranë. Kanë ndryshuar kryesisht politikat. Bindja jonë se në këtë përplasje qindra vjeçare me Serbinë ne kemi të drejtë, u shoqërua nga ajo e cila na ka munguar herë pas here, kësaj here jemi më të fortë dhe më të aftë të mbrojmë të drejtën. Nga momenti që ata burrat e fortë me uniformë ata të policisë së Kosovës arritën të bëjnë atë gjë, pra arritën të provojnë forcë, sot jemi më ndryshe”, tha Vangjeli.

“Në këto 48 orë, kryesisht në Kosovë, pa përjashtuar edhe Tiranën, të gjithë duhet të veshin xhaketën e Kurtit, madje madje duhet të krihen edhe si Albini. Pa përjashtuar këtu pozitë dhe opozitë, pa përjashtuar këtu Ramën dhe Berishën“, u shpreh analisti.

“Nëse deri në mesnatën e të dielës ka pasur një mori kritikash që Kurti i meritonte, sjellje të cilat mund të ishin ndryshe, sot diferenca në nuanca e në gjithçka tjetër. Askush nga ne që flasim shqip, nuk kemi diferencë në arritjen e rezultatit final, që është njohja përfundimtare e republikës së Kosovës”, tha Vangjeli.

Vangjeli i bëri thirrje Kurtit që nga sot të heqë xhaketën e folkloristit dhe të vishet si politikan serioz.

“Kurti dhe meritave apo dobësive të tij, iu dha shërbimi më i madh. Ishte vërtetim që zoti e do Shqipërinë, edhe kur dalim nga udha e Zotit, edhe atëherë kur i bëjmë njëri tjetrit atë që nuk na e bën as armiku”, tha ai.

2 Komente

  1. a
    armand

    Ja dhe idiotet qe fitoren e castit e interpretojne si merit te karagjozit. Djemte e policise bene nje pune te shkelqyer dhe bravo ju qofte se eshte hera e pare qe ndihemi krenare. Por mos harroni o debila qe strategjia e ndjekur eshte percaktuar nga aleatet e Kosoves qe jane etiketuar armiq prej karagjozit. Kush mendon qe mund te ruaj Kosoven prej ushtrise serbe vetem me njesitin special te policise eshte jo vetem debil por edhe i rrezikshem per te arshmen e Kosoves. Boll me superlativa per karagjozin se do ju kthehen si bumerang dhe kete here s'po i beni keq Rames por te ardhmes se Kosoves. Politika idiote e qeverise se karagjozit vazhdon akoma , boll te lexosh deklaraten e Donikes qe kerkon nga aleatet ti kerkojne falje Kosoves.......hapu dhe . Hiqni dore nga lufta parimore se nuk e ruan menderen politika perendimore per parime , ka te tjere parametra qe ju nuk i dini apo beni sikur si dini duke luajtur dhe rrezikuar te ardhmen e Kosoves.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vangjo cudija

      As nga ekrani i tv.nuk duhet te na pelqeje lufta dhe aq me pak humbja e jeteve njerezore

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje