
Gëzhoja plumbash, automjete të dëmtuara, e xhama të thyer; janë dëshmia e orëve dramatike qe përjetoi fshati i Banjskës, të dielën e 24 shtatorit kur një grup i armatosur rëndë u përlesh me policinë e Kosovës.
Mediat kanë mundur të hyjnë në fshatin e Zveçanit, pasi autoritetet rihapën rrugën që çon për atje pas disa ditësh bllokim.Situata për momentin është e qetë.
Nëpër rrugët e fshatit shihen vetëm gazetarë dhe pjesëtarë të policisë, ndërsa qytetarët janë mbyllur në shtëpi, të frikësuar dhe të painformuar siç duhet për ngjarjet.
Një banore shprehet e tmerruar dhe kërkon të mësojë më shumë mbi atë që ka ndodhur, ndërsa një tjetër shprehet optimist se më e keqja ka kaluar. Për banorët nuk është njësoj. Atyre ju duk si gjendje lufte.
Operacioni u shpall i mbyllur, por zv.Drejtori i Policisë Rajonale, Veton Elshani, tha se rreziku nuk ka kaluar ende dhe hetimet do të vazhdojnë për një kohë të gjatë.
Ai siguroi se policia zhvilloi kontroll të imtësishëm edhe përreth malit, edhe pse përmendi rrezikun e përhapjes së mjeteve të pashpërthyera. Sipas tij qëllimi i policisë më 24 shtator nuk ishte të vriste askënd, por të çlironin territorin nga grupet kriminale.
Aty janë në Serbi apo në Kosovë sepse aty nuk sheh asnjë flamur shqiptar.... Vetëm flamuj serb....