Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani dhe drejtorin e Agjencisë Kosovare të Intelegjencës (AKI), Petrit Ajeti, adresoi një thirrje në drejtim të bashkësisë së organizuar ndërkombëtare që të rrisë presionin ndaj Serbisë e t’ia dorëzojë autoriteteve kosovare terroristët që vranë një pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
Krasniqi, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, tha se për subjektin që ai drejton, interesi nacional i vendit është dhe do të mbetet mbi të gjitha, ndërsa njoftoi se u kanë ofruar mbështetje të plotë të gjitha institucioneve të sigurisë në përballje me këtë situatë sfiduese për vendin.
“Sot, përveç tjerash, i bëjmë thirrje edhe aleatëve tanë ndërkombëtarë që të rrisin presionin ndaj Serbisë për t’i dorëzuar tek autoritetet kosovare, terroristët të cilët Serbia i ka marrë në mbrojtje. Veprimet e tyre nuk mund të mbeten pa u ndëshkuar dhe drejtësia duhet të triumfojë”, shkroi kreu i PDK-së.
Lini një Përgjigje