Derek Chollet: Kosova dhe Serbia të zbatojnë marrëveshjet e deritashme

26 Shkurt 2023, 12:47Rajoni TEMA

Derek Chollet: Kosova dhe Serbia të zbatojnë marrëveshjet e

Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, tha se Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjet që janë arritur në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian dhe është koha për të diskutuar për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Ai i bëri këto komente pas një bisede me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në prag të takimit të planifikuar për të hënën me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç në Bruskel.

“Shtetet e Bashkuara mbështesin një takim konstruktiv që afirmon përkushtimin e të dyja palëve ndaj propozimit të Bashkimit Evropian”, shkroi zoti Chollet.

Nga ana tjetërK Kurti, shkroi se i ka konfirmuar zotit Chollet qëndrimin e tij për propozimin evropian si bazë e mirë për bisedimet e mëtutjeshme drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi.

“Normalizimi i plotë kërkon njohje të ndërsjellë në qendër të marrëveshjes dhe respektim të të drejtave të pakicave në të dyja vendet”, shkroi ai.

2 Komente

  1. e
    emigranti

    Z. Kurti, mos u tut nga presionet qe po te behen nga te gjitha drejtimet. Kerko me force te zbatohet radha e pikave te planit Franko - Gjerman dhe jo te plotesohen tekat e Serbise. Per aq kohe sa Serbia nuk e njeh Kosoven, me preteksin se nuk ndryshon Kushtetuten e saj, edhe Kosova nuk ka pse zbaton asosacionin po per kete aresye, plus asaj qe nuk ka bere nje gje te tille per shqiptaret ne Serbi. Nje gje te kesh parasysh se nese miratohet asosacioni, menjehere pas kesaj do te filloje me te njejten intensitet presioni lidhur me ndertimin e kishave e manastireve serbe ne Kosove, qe do te jene jo vetem si cibane, por do te zene nje pjese te mire te territorit te Kosoves, ndersa Kosova do vazhdoje te mos njihet nga Serbia dhe 5 vendet europiane qe nuk e njohin ate. Vetem ne rast se nuk zbatohet asosacioni Perendimi do te detyrohet te nderroje qendrim, duke detyruar keto 5 vende europiane qe ta njohin Kosoven. Kjo do te jete zgjidhja me e mire qe do ti hape Kosoves rrugen europiane, ndersa edhe sikur te njihet nga Serbia, jo vetem rruga per ne Europe do jete e bllokuar ( per shkak te 5 vendeve europiane), por edhe ne OKB nuk do te pranohet per shkak te vetos ruse. Perfundimisht, asosacioni do te sillte destabilizim te Kosoves e me gjere, humbje te 25% te territorit me fitimprures per Kosoven dhe hapjen e rruges per ne BE per Serbine dhe asnje avantazh per Kosoven, me perjashtim te nje premtimi te thate per hapjen e procedurave qe do te zgjasin me dekada per pranimin e saj ne BE.

    Përgjigjjuni
    1. J
      Jo emigrant

      Ti emigrant je “celnik” me i forte se Kurti. Edhe Kurti u zbut nen perpunimin perendimor kurse ti emigrant je forcuar me shume. Me siguri je “celnik” nga minierat ruso-serbe dhe perpunimi perendimor nuk vepron mbi ty.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje